"Ultesira bregdetare, gati infrastruktura"
Politike me agresive ne infrastrukturen e maleve ne vend. Kete premtoi se do te realizoje vitin e ardhshem ne krye te qeverise, Sali Berisha. Sipas tij, qeveria qe ai drejton mbetet e vendosur qe nga viti i ardhshem te beje nje politike shume me agresive, me aktive ne drejtim te infrastruktures se maleve te vendit, te cilat kane gjithashtu bukuri mahnitese. "Duke pohuar kete realitet qe ne kemi ndryshuar, jam i vetedijshem per shume probleme dhe veshtiresi, me te cilat perballen shqiptaret dhe qe jane nga me te ndryshmet. Pak dite me pare, une isha ne Pilur dhe nenat e motrat aty e mbajne ujin me bucela dhe nuk jane vetem ato te Pilurit. Jane me qindra fshatra sot, ne Shqiperi, ku nenat e motrat tona mbajne uje me krahe. Te tjere perballen me papunesi, te tjere me skamjen. Por nje gje eshte e sigurt, se per te gjithe nuk ka pasur ndonjehere kohe ndryshimi me te shpejte, sesa kjo. Dhe ndryshimet qe kane ndodhur ne breg jane deshmia me e madhe e shpejtesise se ketyre ndryshimeve", vijoi Berisha. Por pavaresisht kesaj, ai tha se qeveria eshte e vendosur te kompletoje me shpejtesine me te madhe, te gjithe infrastrukturen e ultesires bregdetare dhe bregut te Jonit. "Duke perfunduar dua te pershendes te gjithe qytetaret shqiptare dhe te huaj qe perzgjodhen Himaren, Saranden, Vloren, Divjaken, Golemin, Durresin, Velipojen, Talen, Valbonen, Thethin, Voskopojen, perzgjodhen pra, Shqiperine, per te kaluar pushimet e tyre. I garantoj se veren tjeter kete vend do ta gjejne edhe me te bukur, edhe me te ndertuar, edhe me te kendshem per pushimet e tyre. Faleminderit", siguroi ai.