E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vizat, shqiptaret do te gezojne vendimin e BE-se"

Vizat do te liberalizohen per te gjithe shqiptaret ne vjeshte. Teper optimist, kryeministri Sali Berisha, tha dje se kjo vjeshte, pritet te jete nje nder periudhat me te bukura dhe me te bardha ne historine e shqiptareve. "Shqiptaret do te gezojne vendimin e Bashkimit Evropian per te levizur te lire ne mbare Evropen. Dua te theksoj, se kjo perben nje arritje te pritur, ndofta mbi 150 vjet. Kete, qytetaret e ketij vendi e kane pritur prej kohesh", tha Berisha, me bindje se nje gje e tille do te ndodhe ne muajt e vjeshtes ne prag. Sipas tij, kete vjeshte, ky problem, pra procesi i liberalizimit te vizave per Shqiperine, merr pergjigjen me te shkelqyer dhe une gjykoj se nuk ka arritje me te madhe ne rrafshin e lirise, pas permbysjes se diktatures, sesa kjo. "Liria e levizjes se shqiptareve nuk kufizohet me vetem ne territorin e ketij vendi, por ridimensionohet ne te gjithe territorin evropian. Kjo do te jete vjeshta per shqiptaret", tha me bindje kryeministri. Vetem pak jave me pare ne Shqiperi ishin ekspertet e Komisionit Evropian, te cilet verifikuan ne terren nese vendi yne i ka realizuar apo jo detyrat e udherrefyesit te Komisionit Evropian, per liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›