E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia e naftes Brace Nje kompani e trete ne trafik

Në të njëtën linjë me kreun e PS ka reaguar edhe deputeti Erion Brace. Sipas tij në mashtrimet në tregun e karburanteve është e përfshirë edhe një kompani e tretë.

"Nuk janë dy kompani, por dhe një e tretë e ngritur politikisht, administruar familjarisht, favorizuar administrativisht, me 4 vendburime kombëtare të naftës që ka kryer të njëjtin krim, shitje të naftës bruto të papërpunuar, në tregun e brendshëm shqiptar në vitet 2009-2010. Nuk ka qenë vetëm ARMO po dhe një tjetër kompani që ka pjesë në mafien e naftës dhe që ka shërbyer si burim në këtë operacion kriminal. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë sot përgjigje nga kryeministri i vendit, nga ministri i Ekonomisë, nga ministri i Financave, nga ministri i Brendshëm, dhe vecanërisht nga dy zonja që kanë drejtuar njëkohësisht dy ndërmarrjet më të mëdha të naftës në vend, Albpetrol dhe ARMO, zonjat VOkshi. Cila kompani ka sot të drejtën e shfrytëzimit të vendburimeve kombëtare të naftës në këtë vend? Sa janë përfitimet vjetore dhe sa janë përfitimet vjetore të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga kjo pasuri kombëtare", deklaroi Erion Brace, deputet i PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›