Unaza e Madhe INUK do te shembe 29 ndertime pa leje

Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombëtar ka shembur dy ndërtesa të tjera tek Liqeni Artificial me qëllim lirimin e sheshit për unazën e madhe. Nga 29 objekte të segmentit Komuna e Parisit– Rruga e Elbasanit deri tani janë shembur 15 prej tyre. INUK njofton se nuk ka hasur në rezistencën e banorëve pjesa e madhe e të cilëve do kompensohen finaciarisht.
"Janë rreth 29 objekte vetëm për segmentin nga Komuna e Parisit deri tek Rruga e Elbasanit të madhësive të ndryshme. Pjesa dërrmuese janë me dokumenta ose në proces legalizimi. Disa janë edhe pa dokumenta. Objektet që janë në proceduram qoftë legalizimi apo me hipoteke e dokumenta të rregullta do të shpronësohen në bazë të të gjitha ligjeve në fuqi”- tha Alban Isteri, zv/kryeinspektor.
Kjo është faza e parë e projektit për ndërtimine unazës së re të Tiranës, ndërkohë që inspektoriati po verifikon terrenin për të përcaktuar dhe numrin e saktë të ndërtimeve me ose pa leje të vendosura në gjurmët e unazës dhe që duhen shembur.