Paralajmerimi i Bankes Boterore Nga drama ne trauma

Kreu i Bankës Botërore Robert Zoellick paralajmëron për një “zonë të re rreziku” për tregjet botëriore ndërsa shprehet për mundësinë e kalimit nga situatë “dramatike në traumatike” për disa vende të eurozonës. Humbja e besimit të tregjeve në udhëheqjen ekonomike në vendet kyçe, si Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, së bashku me një rimëkëmbje ekonomike të brishtë kanë orientuar bursat drejt një zone të re rreziku sipas kreut të Bankës Botërore. Duke folur në darkën e Shoqatës së Azisë, në Sidnei, Robert Zoellick tha se politikë-bërësit duhet ta marrin seriozisht situatën.
" Ajo çfarë ka ndodhur në dy javët e shkuara është se ka një konvergjencë të disa ngjarjeve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara që kanë bërë që shumë ndërmjetës financiarë të humbasin besimin në udhëheqjen ekonomike të disa prej vendeve kryesore. Ajo që ne kemi parë është se besimi është një lloj elementi i brishtë i ekonomisë së tregut. Dhe unë mendoj se këto ngjarje të kombinuara me disa element të tjerë të brishtë në procesin e rimëkëmbies na kanë shtyrë në një zone të re rreziku. Dhe këtë nuk e them me lehtësi"- tha Zoellick.
Zoellick tha se ne procesin e ballafaqimit me problemet e borxhit dhe disa nga çështjet e konkurrencës në zonën e euros ka prirje që hapat të ndërmerrenme një ditë vonesë duke lënë tregjet të shqetësuara se autoritetet nuk mund të gjenjë zgjidhjen e problemit ose nuk po lëvizin në drejtimin e duhur.
"Hapat në procesin që ka të bëjë me boxhet dhe disa nga çështjet e konkurencës mendoj se janë bërë me një ditë vonesë dhe me një euro më pak. Është e natyrshme që vendet duhet të bashkohen në proces, por në këtë rast nuk është ajo që duhet vërtet. Do të ishte më mirë t’i paraprije problemit fiskal për tu krijuar tregjeve besimin se udhëheqja ekonomike nuk është vetëm në krye të problemit, por po lëviz në drejtimin e duhur. Por, mendoj se është një problem i akumuluar dhe në një farë mase po rrëshkasin nga drama tek trauma shumë vende të zonës euro"- tha Zoellick.
Zoellick tha se përpjekjet për të reduktuar shpenzimet e qeverisë amerikane deri tani kanë qenë të fokusuara tek shpenzime diskrete e nuk janë prekur programe voluminoze të tilla si sigurimet shoqërore. Zollik megjithatë shtoi se në tërësi ekonomia globale po rimëkëmbet me hapa gjigandë e në këtë drejtim luajnë rol pikërisht vendet në zhvillim që përbëjnë tashmë burimin e rritjes dhe mundësive.