E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e euros gjermanet jo eurobondit te perbashket

Ndërsa vendet e eurozonës tentojnë të zgjidhin  krizën e borxheve qeveritarët gjermanë shprehen kundër thirrjeve për  eurobonde të përbashkëta të qeverive të euriozonës. Duke u prononcuar për  gazetën gjermane “Der Spiegel”, Ministri i Financave,  Wolfgang Schaeuble tha se “nuk do të ketë një ndarje të  borxheve dhe as ndihmë pa fund për vendet në krizë " ndërsa udhëheqësit e eurozonës punojnë për  forcimin e  paketës për Stabilitetin Financiar Europian, të shtrirë në 12 vjet.

Ministri i Ekonomisë Philipp Roesler foli gjithashtu kundër bonove të eurozonës gjatë një vizite në Waren, gjatë fushatës zgjedhore për partinë e tij.

"Ne ende mendojmë se eurobondet janë rruga e  gabuar pasi do të ndëshkonte  vendet që  po ndërmarrin reformat e duhura e që janë ekonomikisht të shëndoshë, si Gjermania, të cilat gëzojnë një renditje të mirë të kredisë dhe për këtë arsye të paguajnë norma të ulëta interesi," shtoi ministri,  zëvendës-kancelar.

Ai tha se eurobonde do të thotë taksa të larta, " çka nuk mund të jetë e dëshirueshme as për Gjermaninë dhe as për Europën  në përgjithësi." Komentet vijnë një ditë para mbajtjes së një  takimi të lartë ndërmjet presidentit  francez Nikolas Sarkozi  dhe  kancelares gjermane Angela Merkel në Paris.

E ndërsa investitori amerikan, George Soros, e konsideron Gjermaninë fajtoren kryesore për shkallëzimin e krizës së borxheve të euros.

"Ishte ngurrimi gjerman, që e përforcoi krizën e Greqisë dhe që e bëri atë ngjitëse, e ktheu në një krizë ekzistenciale për Evropën", shkruan miliarderi në një artikull për gazetën gjermane "Handelsblatt".

Sorosi mbështet futjen e bondeve të Euros, për të cilat garantojnë bashkërisht shtetet dhe jo në mënyrë të veçuar. "Përndryshe Euro do të pësojë kolaps", paralajmëron Soros.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›