E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moodys dhe Standard Poor Ekonomia shqiptare pozitive

Dy nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit të kredisë, Moody’s dhe Standard & Poor, në analizën e fundit, kanë raportuar se ekonomia shqiptare është pozitive. Kompanitë ndërkombëtare kanë konfirmuar nivelin aktual të kredisë me gjykimin “stabël’.

Ky vlerësim shpreh besimin e analistëve botëror të riskut, për ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare.

Argumentet kryesore të të dyja agjencive mbi nivelin stabël të ekonomisë, lidhen kryesisht me shëndetin e ekonomisë, potencialin e saj në periudha afatmesme dhe afatgjatë, perspektivat për integrimin në BE dhe kuadrin ligjor që mbron investitorët dhe garanton me prioritet pagesat e huave.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›