Topi: Politika e papërgjegjshme që penalizoi popullin
14/10/2011 Presidenti mesazh politikës për refuzimin e statusit
Humbja e shansit të dytë për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane nuk është kapërdirë lehtë nga kreu i shtetit shqiptar. Ka qenë i ashpër reagimi i djeshëm ndaj politikës shqiptare nga ana e Presidentit të Republikës mbi refuzimin e radhës për marrjen e statusit të vendit kandidat nga BE-ja. Një ditë pas publikimit të opinionit të KE-së, Bamir Topi në mesazhin e tij drejtuar dje politikës shqiptare rreth raportprogresit të BE-së për Shqipërinë, ka kërkuar që partitë e mëdha të marrin përgjegjësitë për humbjen e shansit për integrim. “Shqipëria humbi edhe një herë shansin historik për të hedhur hapa serioze në përafrimin e vet me Bashkimin Evropian”, tha Topi. “Ndaj, - tha ai, - në momente të tilla qytetarët dhe publiku kanë të drejtë të ndihen të braktisur nga klasa e tyre politike. Kjo është përgjigjja e dytë negative për Shqipërinë; në dy rastet për të njëjtat problematika që lidhen kryesisht me përgjegjësinë e pambajtur të institucioneve politike në Tiranë”.
Mesazhi i Topit
Dje, Komisioni Evropian bëri publik Raportin e Përparimit 2011 mbi Shqipërinë, të cilin Kryetari i Shtetit e ka konsideruar një dokument realist, të paanshëm dhe profesional, që pasqyron ecurinë dhe problematikën e procesit të përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. “Në radhë të parë 12 rekomandimet e BE-së iu adresuan qeverisë dhe opozitës, dhe sot, kur bilanci tërësor mbetet negativ, përgjegjësia direkte bie pikërisht mbi këto palë politike”, thekson Topi. Më tej, në mesazhin e tij, Topi u kërkoi partive që në një raport kaq të qartë është e patolerueshme që palët të nisin të fajësojnë njëra-tjetrën, në vend që ta marrin dokumentin si plan pune për të përmbushur kriteret e integrimit. “Dëgjova gjithashtu se palët politike nuk pranuan asnjë përgjegjësi konkrete, por zakonisht fajësuan palën kundërshtare për shansin e humbur të integrimit. Si President dhe qytetar e refuzoj këtë praktikë dhe këtë qëndrim. Kjo është ajo çfarë nuk i duhet Shqipërisë, demokracisë dhe integrimit. Kjo është ajo, për të cilën qytetarët shqiptarë ndihen padrejtësisht të penalizuar”. Më tej, Topi kërkoi që forcat politike të lënë alibitë dhe të përqendrohen në një klimë të re bashkëpunimi që do mund të çonte deri në realizimin e prioriteteve të BE. “Axhenda është më se e qartë, 12 rekomandimet e BE-së. Dyert e BE-së janë të hapura, vendet dhe shtetet mike në BE duan ta ndihmojnë Shqipërinë e popullin shqiptar, tashmë është në dorën tonë nëse ata që flasin e drejtojnë në emër të sovranitetit qytetar, janë po ashtu të gatshëm tu shërbejnë si duhet qytetarëve dhe vendit. Kur politikanët nuk e përmbushin këtë mision, atëherë ata humbasin bazën morale për të përfaqësuar qytetarët. Apeli im publik është se forcat kryesore politike, në vend të alibive dhe argumenteve partiake kundër palëve respektive, duhet të përqendrohen në një klimë të re dialogu e bashkëpunimi serioz, për të mbajtur realisht premtimin e dhënë dje për shndërrimin e Raportit të BE-së në axhendë të aktivitetit të tyre politik”, nënvizoi dje Presidenti Topi në mesazhin e tij.
Raporti i Komisionit Evropian
Kukan: Shqipëria humbi edhe një tjetër vit
Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, lidhur me progresraportin e publikuar dy ditë më parë nga Komisioni Evropian, shprehet se Shqipëria humbi edhe një vit tjetër. Sipas tij, drejtuesit politikë të Shqipërisë nuk janë të përfshirë në dialogun politik, përmes të cilit do të gjendeshin zgjidhje për ti dhënë fund krizës dhe stanjacionit të gjatë politik. Në një intervistë për “Deutche Welle”, Kukan theksoi dje se mungesa e dialogut është arsyeja kryesore që Shqipëria nuk po shënon progres. “Në të njëjtin konkluzion ka arritur edhe KE, në raportin e tij, të publikuar dje. Se çfarë qëndron pas këtij qëndrimi kokëfortë të dy partive kryesore, nuk mund ta di. Ndoshta kjo situatë është pasojë e kulturës politike në Shqipëri. Kjo kulturë duhet të eci drejt kulturës politike evropiane, e cila u jep zgjidhje pikëpamjeve të ndryshme dhe mosmarrëveshjeve mes forcave politike përmes dialogut dhe kompromisit. Pra, është e nevojshme që Shqipëria të përqafojë kulturën politike që kanë të gjitha vendet anëtare të BE, të përqafojë mënyrën evropiane për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve, sepse kjo është në interes të vendit”, tha Kukan. Më tej, i pyetur se edhe sa kohë i duhet politikës shqiptare për të hyrë në shinat e integrimit evropian, europarlamentari Kukan u shpreh se “mendoj që momenti i kthesës do të vijë vetëm kur ata të kuptojnë përgjegjësinë e madhe që kanë ndaj popullit dhe Shqipërisë. Nëse ata duan që ta çojnë popullin dhe vendin drejt anëtarësimit në BE për të siguruar një jetë më të mirë, atëherë duhet të realizojnë në mënyrë reale dialogun politik. Pika e kthesës do të jetë të kuptuarit, ndërgjegjësimi i tyre se pa dialog nuk mund të shkohet përpara. Dhe kjo nuk është e ndershme në raport me popullin shqiptar”. Në përfundim të intervistës së tij, kreu i Delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore, siguroi: “Institucionet evropiane, përfshirë këtu edhe PE, do të vazhdojnë ta mbajnë të hapur dialogun me partitë dhe politikanët e Shqipërisë, për të përsëritur mesazhet që u janë dërguar atyre më parë vazhdimisht. Neve na duhet ti përsërisim këto mesazhe, pasi asgjë thelbësore nuk ka ndryshuar në Shqipëri. Kështu, më 23 dhe 24 nëntor në Tiranë do të mbërrijë një delegacion i PE dhe do të zhvillojë bisedime me deputetët e Parlamentit të Shqipërisë”.
Projekti për Shqipërinë
“Kemi një projekt të përbashkët: anëtarësimi në të ardhmen i Shqipërisë në BE ka interes të ndërsjellët për Shqipërinë dhe BE. Ne dëshirojmë të kemi një Evropë të Bashkuar dhe të kemi të gjitha vendet evropiane, anëtare të familjes evropiane. Institucionet e BE kanë shprehur shumë herë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar partitë politike në Shqipëri për të gjetur zgjidhje lidhur me qëndrimet e ndryshme dhe mosmarrëveshjet mes tyre. Janë vetë këto dy parti, vetë politikanët e tyre, që duhet të arrijnë këtë marrëveshje. Institucionet evropiane nuk mund ti zëvendësojnë ata. Kjo është përgjegjësia e tyre”, tha Kukan.