E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Madhe, vijon prishja e objekteve tek Liqeni

Zbatimi i projektit për ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës ka angazhuar në një aksion të gjerë Inspektoriatin Kombëtar të Urbanistikës dhe Ndërtimit për prishjen e objekteve të cilat janë ngritur në territorin mbi të cilin projekti parashikon kalimin e unazës. Në zbatim të projektit ditën e mërkurë 4 lokale dhe 3 lavazhe i janë nënshtruar fadromave të inspektoriatit pranë liqenit artificial. Zëvendës kryeinspektori i përgjithshëm i inspektoriatit Alban Isteri në një prononcim për “Ora News” shprehet se kjo është vetëm faza e parë e zbatimit të urdhërave nga drejtoria e rrugëve, fazë në të cilën do të rrafshohen 29 objekte.
Ndërsa lavazhet nuk ishin të paisur me dokumentacionin përkatës të ushtrimit të aktivitetit, sipas Isterit 2 nga lokalet të cilat iu nënshtruan aksionit të fadromave ishin të pajisura me të gjitha dokumentacionet përkatëse si dhe lejet e ndërtimit ndërsa 2 lokalet e tjerë ishin në proces legalizimi. Po ashtu Isteri deklaroi se objektet të cilat do ti nënshtrohen shembjes do të kompensohen sipas legjislacionit dhe udhëzimeve përkatse. Edhe objekte në zona të tjera në të cilat do të kalojë unaza pritet ti nënshtrohen shembjes nëse shihet e arsyeshme nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›