E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Withers: Shëndetësia, buxhet të vogël

“Sistemi shëndetësor në Shqipëri duhet forcuar pasi është po aq i rëndësisëm sa edhe sitemet e tjera në vend. Krahasuar me vendet e rajonit, shëndetësia shqiptare ka buxhetin më të vogël për frymë” deklaroi Ambasadori amerikan. 

TIRANE- “Shëndetësia shqiptare ka buxhetin më të vogël në rajon dhe reforma e saj është po aq e rëndësishme sa edhe reformat e tjera në vend” kështu deklaroi ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers gjatë një konference me titullarë, ekspertë dhe punonjës të shëndetësisë ku u paraqiten edhe rezultatet e arritura nga programet e USAID në shëndetësinë shqiptare.

“Forca e sistemit shëndetësor të Shqipërisë është po aq i rëndësishëm sa cdo sistem tjetër. Shpesh thuhet se një hallkë e dobët kompromenton të gjithën.” theksoi Withers.

Në këtë takim, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili vuri sërish theksin tek rregullimi dhe zbatimi i sistemit të referimit, si hallka më e dobët dhe problematike e shëndetësisë në vend.

“Në momente të caktuara, shpesh të nisur nga subjektivizmi I problemeve të ditës, nga nevoja e madhe për të zgjidhur një rast të vogël klinik, nga dëshira për të shkuar në struktura të mëdha, të cilat janë tepër të mëdha për hallin e vogël që duhet të zgjidhim, përpiqemi të anashkalojmë shëndetin parësor. Kam insistuar e do të vazhdoj të insistoj që pikërisht fuqia e sistemit shëndetësor të fillojë tek ekulibrimi i tij.”u shpreh Vasili.

Në konferencë u paraqitën rezultatet e një përpjekjeje 6-vjecare të USAID për të zhvilluar sistemin shëndetësor parësor në Shqipëri. Tashmë shqiptarët nga të porsalindurit deri te të moshuarit në zona të largëta apo qytete kanë në dispozicion një paketë standarte me shërbime shëndetësore cilësore.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›