Gjithe rrogat e Serise A 1 miliard
Rrogat e lojtareve te Serise A kalojne pertej 1 miliard euro por klubet nuk do ta konfirmojne kurre. Madje vleresimet e para qe rrjedhin nga kontratat-baze na cojne ne nje mal rrogash prej 8025 milione. Ne renie te dukshme gjate dy viteve te fundit. Per te kuptuar me mire situaten ju tregojme historine e Ibres dhe Etoose. Nje vit me pare rruget e tyre u kryqezuan ne trajektoren Milano-Barcelona. Suedezi fitonte 12 milione neto ne Katalonje dhe kamerunezi 105 tek Interi. Nje vit me pas Zlatanit te kuqezinjte i atribuohet nje rroge prej 9 milionesh ndersa Samuel zbret ne 8 te zikalterit. Na besoni Vertet dy yjet aktuale te futbollit italian jane vete-taksuar kaq thjesht Ne jemi gati te besojme se ne kontratat e tyre ekzistojne vertet keto shifra. Ndersa problemi eshte te kuptojme se sa para te dy do te gjejne ne zarfin e rroges ne fund te sezonit. Po nese do te jene 12 Atehere si mund te ndodhe Nuk eshte alkimi. Gjithcka eshte e lidhur me fleksibilitetin e kontratave nje risi qe jo rastesisht klubet e Serise A e kishin vene ne krye te shtate kerkesave te tyre per shoqaten e futbollisteve para marreveshjes se re kolektive. Ne pritje qe perqindja te zbrese nen 50 jane tashme te shumte shembujt e lojtareve qe kane nenshkruar per risi te reja me stimuj dhe premio personale per cdo gje te mire qe japin ne fushe. Pak a shume ajo qe ndodh edhe ne punet e tjera mbi te gjitha ate te menaxhereve nje elasticitet qe u mundeson klubeve te modelojne investimet e tyre. Sido qe te jete eshte e thjeshte te parashikosh se ne fund te sezonit do te arrihet patjeter te kufiri i 1 miliard eurove dhe duke perfshire shperblimet kolektive mundet edhe te kalohet kjo shifer. Milani padyshim ka ndezur merkaton. Dhe ne kete menyre rikthehen si klubi qe shpenzon me shume ne Itali me nje shifer te cmendur prej 130 milionesh eurosh duke i rrembyer vendin e pare ne kete klasifikim pikerisht klubit te Moratit i cili u ndal ne kuoten 121 milione. Ndjek nga afer Juventusi i Andrea Anjelit i cili ka regjistruar madje kursime duke zbritur nga 115 ne 100 milione. Cezena eshte klubi qe paguan me pak 8.3 milione euro. Lojtaret me te paguar jane Ibrahimovic me 9 milione Etoo me 8 Ronaldinjo me 75 etj. Antonio Filipini lojtari qe paguhet me pak ne Serine A. Te Breshia ai perfiton vetem 50 mije euro ne sezon.