E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unë Raportoj

Çfarë dhe si mund të shkruani në “Shekulli Kontakt” Miq lexues! “U.R.” do të thotë “Unë Raportoj”. Njërën nga praktikat më interesante të mediave më të mëdha ndërkombëtare, më në fund, mund ta aplikojmë së bashku edhe në këto faqe të hapura të gazetës më të madhe shqiptare.Shekulli ka një eksperiencë disavjeçare komunikimi me lexuesit. Faqja jonë e opinioneve nga lexuesit, ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga udhërrëfyeset tona më të dashura. Por shumë lexues, kanë më tepër se thjesht opinione për të na thënë. Ata duan të tregojnë. Këto faqe janë për ju të gjithë. Një staf i posaçëm brenda redaksisë së “Shekullit” mirëpret çdo informacion që vjen në formë teksti, historie, fotografie etj., që nga vëzhgimet e thjeshta deri tek mbresat e udhëtimeve, që nga denoncimet e ndryshme deri tek aktivitetet zbavitëse.

Çdo gjë që e keni përjetuar personalisht, në rrugë, shtëpi, spitale, shkollë, kufi, emigrim, kudo që jetoni, nëse keni dëshirë ta ndani me mbi 200 mijë njerëz të tjerë çdo ditë, si dhe me qindra-mijë shqiptarë të tjerë nëpërmjet internetit, JENI NË VENDIN E DUHUR. Jeni në “Shekulli Kontakt”, “U.R.”.

Shënim i redaktorit:

Preferohen tekste të shkurtra, shoqëruar me fotografi. Ju mund të dërgoni gjithashtu fotografinë tuaj për ta vendosur, së bashku me autorësinë e plotë, emër dhe mbiemër.

Adresat ku mund të shkruani:

Email: kontakt.shekulli@gmail.com dhe kontakt@shekulli.com.al

Letrat me Postë:

Redaksia e Shekullit, Pallati Abissnet

ish-Blloku

Tiranë

Fax: 00355 4 256 0162 Ose na kontaktoni duke plotesuar formen me poshte:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›