E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bamiresia ndihmon jetë

Gazeta “Shekulli” ju fton t’i përgjigjeni apelit për “BAMIRESIA NDIHMON JETE!” Projekti i “Shekullit” për bamirësi ka për qëllim të sensibilizojë të gjithë komunitetin për pjesëtarët në nevojë dhe sidomos grupet e:

FËMIJËVE JETIMË
FËMIJËVE TË SEMURË
TË SËMURËVE ME KANCER
TË MOSHUARVE TË BRAKTISUR
Ky apel ka startuar nga 5 dhjetori 2007 dhe ka për qëllim të presë:

-Personat në nevojë nga grupet më sipër dhe pasi të bëjë verifikimet e nevojshme do t’i bëjë ato prezente në faqet e gazetës “Shekulli” në një rubrikë të posaçme, të titulluar: “BAMIRËSIA NDIHMON JETË”.

Në këtë rubrikë do të prezantohen dhe bamirësit, njerëzit, organizatat apo kompanitë që do të ofrojnë ndihmë në monedha apo ndihma të tjera. Njerëzit në nevojë do të ndihmohen direkt nga bamirësit. Ekipi i gazetës nuk merr përsipër të mbledhë para apo ndihmë, por do të bëjë të mundur që bamirësit të gjejnë mundësinë që shpirtin e tyre bujar ta shprehin duke ndihmuar direkt vetë njerëzit e grupeve më lart.
Njerëzit në nevojë nga grupet më sipër mund të konaktojnë me Gazetën Shekulli :
E hënë - E Shtunë ora 14-22 në adresat më poshtë:
Telefon: 042 56 025
Fax : 042 56 016
Email: shekullibamiresi@abissnet.com.al
Ju mund të na vizitoni personalisht në adresën:
Redaksia Shekulli / Ish Blloku, Pallati Abissnet / Kati I
Orari i vizitave do të jetë: e hënë-e shtunë ora 14-22.
Bamirësit do të gjejnë në rubrikën e posaçme, çdo të hënë, njerëzit në nevojë, me informacione dhe historinë e plotë personale e familjare, nevojat dhe vështirësitë si dhe mundësitë e kontaktimit të tyre. Gazeta është e gatshme që, pasi ju të ndihmoni një njeri në nevojë, t’ju pasqyrojmë në të njëjtën rubrikë, me emër, fotografi, ndihmën që dhatë dhe informacion rreth jush. Të gjithë gazetarët e gazetës “Shekulli” ju ftojnë të ndihmojmë së bashku njerëzit më të brishtë të shoqërisë sonë! Ndihma jonë është shpesh jetike, për ta dhe familjet e tyre! Të gjithë mund të dhurojmë diçka atyre që kanë më shumë nevojë!
Redaksia e Gazetës SHEKULLI,
Ish-Blloku, pallati Abissnet
Tiranë
ShqipëriOse na kontaktoni duke plotesuar formen me poshte:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›