"Unë e ula, tani e ka në dorë qeveria"
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli dje interesin bazë në ekonominë shqiptare me 50 pikë bazë, por paralajmëroi se përfitimet nga kjo lëvizje do të bëhen realitet vetëm në rast se qeveria nuk do të rrisë kërkesën për borxh publik. Interesi bazë për lekun shqiptar u ul nga 5.75 për qind në 5.25 për qind. Kjo është hera e parë që nga 28 janari i këtij viti që Banka e Shqipërisë ndërhyn me mekanizmin e vet kryesor të politikës monetare. "Ekonomia shqiptare ka dhënë shenja se ka një rritje pozitive gjatë këtij viti, por është gjithashtu e qartë se ritmi i rritjes është më i ulët se viti i kaluar", tha Fullani në argumentimin e vendimit të djeshëm. "Inflacioni në Shqipëri mbetet i ulët, por luhatja relativisht e fortë në kursin e këmbimit ka bërë që grupi i çmimeve të paadministruara të shënojë një inflacion prej 3.1 për qind në tremujorin e tretë", shtoi ai. I pyetur nga "Top Channel" se çfarë efekti mund të ketë ulja e interesit bazë te vlera e lekut, Fullani u shpreh i pashqetësuar. "Kursi i këmbimit është në shtratin e vet të kërkesës dhe ofertës", tha ai.
"Lehtësimi i sotëm i kushteve monetare ndërmerret në përputhje me dinamikën e zhvillimeve ekonomiko-financiare në vend, në partnerët tanë kryesorë dhe më gjerë në ekonominë globale. Ky vendim përbën një stimul të ri për zhvillimet ekonomike në vend, duke synuar një ulje të mëtejshme të kostos së financimit të ekonomisë", deklaroi dje Fullani.
"Efektiviteti i vendimit të sotëm do të varet nga sjellja e tregut dhe pjesëmarrësve në të, ku politika fiskale ka një rol parësor", vijoi ai duke ia ngarkuar qeverisë përgjegjësinë.
Interesi bazë dhe borxhi publik
Interesat bazë që përcaktohen nga Banka e Shqipërisë përfaqësojnë koston që bankat e nivelit të dytë paguajnë kur marrin kredi nga BSH apo interesin që ata marrin kur i vendosin paratë e veta në formë depozite në BSH. Rrjedhimisht, ulja e miratuar dje, duhet që në teori të shkaktojë ulje të interesit të depozitave, kredive dhe interesave të borxhit publik në lekë. Por në janar të këtij viti, kur BSH e uli interesin, qeveria rriti kërkesën për borxh publik. Për pasojë, interesat në ekonominë shqiptare u rritën në vend që të uleshin duke e eliminuar efektin e vendimit të BSH. Për këtë arsye, BSH bëri të qartë dje në mënyrë eksplicite se ulja e kostos së lekut në ekonominë shqiptare nuk varet vetëm nga ulja e interesit të BSH, por edhe nga sjellja e qeverisë.
Mes lekut dhe interesave
BSH ka qenë në një dilemë gjatë muajve të fundit, për shkak se ulja e normës bazë të lekut e bën monedhën tonë më pak tërheqëse si mjet investimi, gjë që shoqërohet teorikisht me dobësim të saj. Nga ana tjetër, interesat e bonove të thesarit, së paku gjatë muajve të fundit, kanë vijuar të rriten, pavarësisht se qeveria ka ndërprerë emetimin e borxhit të ri në lekë dhe tregu ka pasur likuiditet të mjaftueshëm për ta blerë borxhin e qeverisë.
"Pavarësisht likuiditetit të mjaftueshëm, yield-et e bonove të thesarit me maturitet afatgjatë kanë rezultuar në rritje. Në ankandin e fundit të muajit shtator, yield-i 12-mujor shënoi 9.40 për qind, ose 0.64 pikë përqindjeje më lart se fundviti 2008", tha Fullani dje. Rritja e interesit të bonove gjatë muajve të fundit lidhet me rritjen e shkallës së rrezikut që mbart investimi në monedhë kombëtare.
"Ruajtja e primeve të larta të rrezikut për afatet e gjata, si dhe ekzistenca e një tregu të cekët financiar, kanë qenë arsyet kryesore që kanë mbajtur në nivele të larta yield-et afatgjata të letrave me vlerë të qeverisë", tha Fullani.
A do të reflektojnë bankat?
Fullani iu drejtua publikisht bankave dje duke i sugjeruar që të reflektojnë sa më parë dhe në mënyrë të plotë uljen e interesave, për shkak se në këtë mënyrë, shqiptarët do të nxiten të marrin kredi në lekë dhe të investojnë.
"Sistemi bankar shqiptar duhet ta kuptojë drejt rolin e tij, duke transmetuar të plotë dhe me shpejtësi këtë lehtësim të politikës monetare në ekonomi", tha Fullani.
Në të shkuarën ka ndodhur që ndryshimi i interesit bazë në ekonomi nuk është pasuar nga ndryshimi i interesave të bankave për kredi e depozita. Ulja e normës bazë të interesave me 0.5 për qind menjëherë konsiderohet si ndërhyrje "e fortë". Zakonisht bankat qendrore parapëlqejnë t‘i ndryshojnë interesat gradualisht. Por një ndërhyrje e fortë do të thotë që efekti i saj në treg mund të ndihet më shpejt. Për më tepër, ka gjasa që vendimi i djeshëm i BSH do të pasqyrohet në treg. Ndonëse kushtet për kredidhënie janë ashpërsuar gjatë këtij viti, BSH vëren ngushtim të diferencës mes interesave të bonove të thesarit dhe interesave të kredisë në lekë, sinjal i fortë ky për të shpresuar në ulje të mëtejshme.
Qeveria do të jetë vendimtare
BSH paralajmëroi se hapësira për uljen e mëtejshme të interesit të lekut ekziston, por për këtë nevojitet sjellje më e mirë nga qeveria. "Një presion më i ulët i sektorit fiskal në tregjet financiare vendase në të ardhmen, do të ulë primet e rrezikut në ekonomi, do të krijojë më shumë hapësira për kreditimin e sektorit privat të ekonomisë dhe do të favorizojë sheshimin e kurbës së normave të interesit, në favor të uljes së mëtejshme të kostos së kredisë", tha Fullani.
Kohë e përshtatshme për investime në bono?
BSH theksoi dje faktin se rritja e interesit të borxhit publik ka rritur edhe kërkesën nga ana e individëve për blerjen e këtij borxhi. Shqiptarët, aktualisht mund të përfitojnë interesa prej 6.8 për qind për depozitat njëvjeçare në lekë, por mund t‘i investojnë paratë e tyre edhe në bono thesari përkundrejt një interesi prej deri në 9.45 për qind. Por fitimi i madh shoqërohet gjithmonë me rrezik të madh. Zhvlerësimi i lekut me 13 për qind që nga fillimi i vitit kundrejt euros dhe pasiguria e kursit të këmbimit e bën një vendimmarrje të tillë të vështirë.