E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unë jam Shefi

Fehmi Mujota ka vendosur të kontrollojë gjithçka në Ministrinë e Infrastrukturës. Përmes një urdhërese dhjetëpikëshe - të pabazuar në ligj - Ministri kërkon që për çdo tender, transaksion financiar, dhënie të lejeve, e madje edhe për reagime e publikime të merret miratimi i tij. Nga Zekirja Shabani më 30 shtator 2011 në ora 08:46

Pa e dhënë pëlqimin Fehmi Mujota nuk ka gjasë të marrë punë kush në Ministrinë e Infrastrukturës. Madje kompanive që kanë fituar tenderë mund t’u shkojë puna huq, nëse ministrit nuk i pëlqen puna e tyre.

Mujota ia ka dhënë të drejtën vetes në një dekret dhjetëpikësh që të miratojë ose jo shpalljen e tenderëve, formimin e komisioneve të hapjes dhe vlerësimin e tyre, publikimin e fituesve të kontratave si dhe pagesën e tyre.

Gazeta Express ka siguruar një urdhëresë të datës 21 shtator, ku ai kërkon nga sekretari i ministrisë që para marrjes së vendimeve në secilin rast në këtë ministri duhet konsultuar dhe marrë aprovim paraprak nga ministri.

E këto aprovime përfshijnë edhe lejet dhe vendimet për shfrytëzimin e brezit rrugor, vendimet për dhënien në shfrytëzim të të gjitha aseteve tjera të MI-së, si dhe publikimin e konkurseve për punë dhe panelet e përzgjedhjes së punëtorëve.

Në kushte anonimiteti, zyrtarë të kësaj ministrie thonë se Mujota këtë vendim e ka marrë krye në vete pa u bazuar në ndonjë normë ligjore.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›