E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahje masive në Veri të Mitrovicës

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 17:18

Dy grupe të personave nga Zveqani dhe Mitrovica, raportohet të kenë qenë të përfshirë në një rrahje masive në veri të Mitrovicës.

"Incidenti i rrahjes, besohet të ketë filluar rreth orës 13, në rrugën “Mbreti Petër” përkatësisht në një bastore sportive “Zerobet” ndërsa grupi i të rinjve fillimisht ka demoluar xhamat dhe inventarin e lokalit për të hedhur më pas një mjet piroteknik brenda në lokal, me qëllim të shkaktimit të zjarrit. Mjeti piroteknik është nxjerrë jashtë nga pronari i lokalit për të parandaluar zjarrin, ndërsa së paku një person ka përfunduar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës, me lëndime trupore në kokë dhe në duar. Sipas raportit mjekësor, lëndimet i përkasin natyrës së lehtë", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndjekja dhe rrahja e grupeve të të rinjve, ka vazhduar edhe në dy lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës ndërsa njësitë policore të stacionit veri dhe atij Zveqan, janë vënë në kryerje të detyrës për të parandaluar eskalimin e mëtejmë të situatës.

Dyshohet se motiv i mundshëm i kësaj rrahje është konflikti i interesit të grupeve huligane.

Hetuesit policor të stacionit veri në Mitrovicë, kanë iniciuar hetimet për vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “dëmtim të pronës” dhe “shkaktim të lëndimeve trupore” ndërsa janë në proces të mbledhjes së informatave për identifikimin e mundshëm të personave të përfshirë në rrahje.

Incidente të tilla të grupeve të të rinjve nga Zveqani dhe Mitrovica, janë raportuar të kenë zënë vend edhe më herët. Nuk është raportuar për të arrestuar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›