Vëllezërit mohojnë trafikun, policia:Armët në Tiranë, nga Gjakova
TIRANE - Vëllezërit e arrestuar nga policia për trafikimin e një arsenali armësh dhe municionesh në Tiranë mohojnë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.
“Ne i kemi lënë makinat jashtë shtëpisë dhe aty dikush mund të na i ketë futur armët në automjete. Ne nuk kemi lidhje dhe nuk dimë nga kanë ardhur dhe të kujt janë këto armë dhe municione”. Kështu janë shprehur dy vëllezërit Mehmet dhe Halit Zhërka, përkatësisht 33 e 37-vjeçarë, gjatë rrëfimeve të tyre para hetuesve. Dy vëllezërit kanë folur vetëm pak fjalë pas shoqërimit në polici dhe marrjes së deklarimeve nga agjentët e antitrafikut. Sipas burimeve të policisë, në momentin e ndalimit të tyre në Rrugën e Dibrës, pranë farmacisë nr.10, dy vëllezërit kanë mbetur të befasuar, kur janë ndaluar nga grupi i efektivëve të policisë që i prisnin në rrugë. Fillimisht, vëllezërit që udhëtonin nga Bathorja në Tiranë me dy mjete të ndryshme kanë bërë të paditurin. Vëllezërit, madje kanë bërë të habiturit për faktin se po i ndalonte policia. Pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, uniformat blu nuk e kanë pasur të vështirë të zbulojnë ngarkesën e çmuar të dy vëllezërve në dy automjetet. Menjëherë ata janë dërguar të prangosur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në masa të forta sigurie dhe janë izoluar në dhomat e paraburgimit. Ata janë mbajtur në një qeli së bashku, ndërsa ekspertët kanë nisur të numërojnë armët dhe municionet për t’i administruar si prova. Arsenali i armëve dhe municioneve mendohet të ketë kaluar një javë më parë nga Gjakova në drejtim të Tiranës. Hetuesit kanë administruar të dhëna edhe emrat e shitësve dhe atyre që kanë siguruar armët në Gjakovë. Mësohet se veç këtyre personave, Prokuroria dhe policia po kërkojnë së paku dy të dyshuar si persona të përfshirë në këtë veprimtari. Dyshimet e policisë flasin për të paktën edhe një herë tjetër kur vëllezërit të kenë sjellë në Shqipëri, një ngarkesë të vogël me disa pistoleta, blerësi i së cilës ende nuk njihet nga hetuesit. Gjatë kësaj kohe një grup oficerësh dhe agjentësh kanë mbërritur në banesat e dy vëllezërve në Babrru. Blutë pohojnë se, në shtëpitë e të dyshuarve, nuk kanë mundur të gjejnë sende apo materiale që hedhin dritë mbi veprimtarinë e vëllezërve në fushën e trafikimit të armëve. Nga pyetja e pjesëtarëve të familjes është mësuar se ata nuk kanë pasur dijeni për veprimet e dy vëllezërve. d.b