Nafta e Albpetrolit ndot 13 km plazh të Semanit
Ndotja e lartë rrezikon braktisjen nga pushuesit të plazhit të Semanit.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Tonelata të tëra sere dhe nafte derdhen pranë plazhit, duke ndotur plotësisht vijën bregdetare në këtë zonë. Ndotësi kryesor është kanali i Rroskovecit, i cili sjell në det mbeturinat e naftës që shkarkohen në këtë kanal nga kompania “Albpetrol”. Frekuentuesit e parë të shfaqur këto ditë të fillimit të sezonit kanë pohuar se nuk mund të kalojnë pushimet e verës në këtë plazh. “Nuk mund të kalojmë as edhe një orë këtu. Sera ka zaptuar të gjithë sipërfaqen e ujit dhe po vazhdoi kështu edhe rëra do të ndotet. Kemi frikë se mos marrim ndonjë infeksion”, është shprehur një qytetar fierak, i cili çdo vit i kalon pushimet në këtë plazh. Gjendja e krijuar ka trembur jo pak edhe biznesmenët, të cilët kanë investuar në zonë. “Kemi krijuar ambiente komode dhe relaksuese për pushuesit, por duket se këtë vit nuk do të këtë asnjë të tillë. Ndotja është shumë e madhe dhe kemi frikë se mos nuk afrohet njëri në këtë ambient”, thonë ata. Alarmin SOS e ka dhënë edhe vetë kryetari i komunës së Topojës, Sotir Zarka. “Ndotja është vërtet skandaloze. Nuk mund të afrohet asnjë pushues, pasi shikon që në ujërat e bregdetit të Semanit derdhen gjithë mbetjet e naftës dhe gjithfarë mbeturinash të tjera. Shkaktar kryesor për këtë gjendje të krijuar janë kompania “Albpetrol”, Ministria e Energjetikës, Ministria e Turizmit dhe Ministria e Mjedisit. Këtu nuk funksionon qeveria. Një nga plazhet më të bukura në vend, me një vijë bregdetare prej 13 kilometrash, ndotet nga kompania “Albpetrol”. Gjithë ndotja vjen nga kanali i Rroskovecit dhe nga kanali i Vijës së Ngjalës”, ka pohuar ai për “Panorama”. Zarka ka bërë të ditur se do të ndjekë rrugën ligjore për të ndëshkuar kompaninë “Albpetrol”, në mënyrë që ajo të mos shkarkojë mbetje të naftës në kanalin që derdhet në det. “Disa herë nëpërmjet shkresave të ndryshme zyrtare i kemi kërkuar kësaj kompanie të gjejë një rrugë tjetër për derdhjen e këtyre mbeturinave. Tashmë ka ardhur momenti që unë, si kryetar komune të ndjek rrugën zyrtare dhe për këtë kam marrë edhe një avokat. Jam duke bërë gati të gjitha procedurat për të hedhur në gjyq kompaninë “Albpetrol”, ka pohuar ai.