E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjatë 5 viteve Shqipëria progres shumë pozitiv”

18-12-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha pret Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, Konstantin Kosachev


Kryeministri Berisha priti dje në një takim, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore ruse, Konstantin Kosachev. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë vizitë, e cila përbën një kontribut të ri në forcimin e marrëdhënieve  dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Nga ana e tij, Kosachev e falënderoi përzemërsisht kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore  dhe e uroi atë për arritjen historike, liberalizmin e vizave për qytetarët shqiptarë. Kosachev ndau të njëjtën bindje për nevojën e zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit në veçanti atij ekonomik mes të dy vendeve. “Gjatë këtyre 5 viteve Shqipëria ka shënuar  progres shumë të madh pozitiv. Unë ju uroj për këtë”, u shpreh Kosachev. Gjatë takimit u ritheksua vendosmëria e të dy qeverive për të zgjeruar marrëdhëniet, në veçanti për të thelluar bashkëpunimin ekonomik  dhe për të promovuar  investimet e investitorëve rusë në Shqipëri. Në këtë drejtim, sektori i prodhimit të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, industrisë minerale, turizmit, infrastrukturave të rëndësishme, etj, u konsideruan si fusha që ofrojnë potenciale për një histori suksesi për investitorët rusë por edhe për Shqipërinë. Duke vlerësuar të rëndësishëm edhe kontributin e parlamenteve të të dy vendeve, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se ngritja e komisioneve parlamentare të miqësisë, si dhe rivitalizmi i komisionit të përbashkët ekonomik, por edhe kompletimi i kuadrit ligjor janë  hapa të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›