Deficiti buxhetor, 31.6 miliardë lekë
17/08/2009 Financimi i deficitit për 6-mujorin e parë të vitit ka arritur në nivelin e 122.30 për qind
Qeveria duhet të tregojë kujdes për të ruajtur balancën mes të ardhurave
everia ka harxhuar një pjesë të mirë të parave në buxhet për të përfunduar projektet e infrastrukturës në vend. Të paktën për gjashtë muajt e parë të vitit rezulton se të ardhurat e mbledhura në buxhet kanë qenë më të ulëta se shpenzimet, një situatë që ka sjellë rritje të deficitit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, financimi i deficitit për 6-mujorin e parë të vitit ka arritur në nivelin e 122.30 për qind.
Deficiti
Në fund të muajit qershor të këtij viti, sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave deficiti buxhetor arriti vlerën e 31.6 miliardë lekë. Ky nivel është 2.5 miliardë lekë më shumë se objektivi i planifikuar. Në këto kushte, qeveria duhet të tregojë kujdes për të ruajtur balancën mes të ardhurave. Nga ana tjetër, portofoli i kredisë ka njohur një rritje modeste prej 7.5 miliardë lekësh ose rreth 5 herë më pak se në të njëjtën periudhë një vit më parë dhe dërgesat e emigrantëve kanë pësuar rënie. Kështu gjatë tremujorit të parë të vitit 2009 rënia vjetore e remitancave ishte 7.7 për qind. Deficiti buxhetor mbetet edhe një nga treguesit më të rëndësishëm për përcaktimin e stabilitetin ekonomik të vendit. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se situata më e vështirë e likuiditetit në tregun e brendshëm financiar si edhe në tregun e huaj, po shoqërohet me rritjen e kostos së financimit të deficitit buxhetor, duke sjellë rritjen e ngarkesës fiskale në një periudhë afatmesme. “Realizimi i shpenzimeve publike duhet të përshtatet me nivelin e realizimit faktik të të ardhurave. Banka e Shqipërisë vlerëson se ruajtja e objektivit të përcaktuar në fillim të vitit për deficitin buxhetor, do t’i shërbente më mirë realizimit të financimit të tij me një kosto më të ulët dhe çlirimit të fondeve për përdorim në tregun e brendshëm dhe për sektorin privat”,- vlerësohet në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë.
Të ardhurat
Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit kanë pësuar një tkurrje për shkak të efekteve që la kriza globale. Treguesit fiskalë të muajit qershor nga Ministria e Financave reflektojnë një realizim më të vogël në krahasim me planin e bërë nga ana e ekspertëve në fillim të vitit. Kështu, sa i takon të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar një prej taksave kryesore në arkën e shtetit, rezulton se ato janë realizuar në masën 94.41 për qind. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me taksat e tjera, si tatimi mbi fitimin, e cila është realizuar në masën 86,31 për qind, apo akcizat me një realizim prej 72.59 për qind. Taksa e tatimit mbi të ardhurat personale në të kundërt ka ardhur në rritje, pasi sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga kjo taksë janë realizuar në masë 128.55 për qind.
Shpenzimet
Për sa i përket shpenzimeve, të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se totali i shpenzimeve gjatë 6-mujorit të parë të vitit është realizuar në masën 97,04 për qind. Gjatë këtyre muajve, qeveria duket se ka shpenzuar më pak para se plani i kryer në fillim të vitit për shpenzimeve operative dhe mirëmbajtje, realizimi i të cilave është në masën 87. 17 për qind. Por për sa i përket shpenzimeve kapitale, gjatë 6-mujorit të parë të vitit, qeveria nuk është kursyer. Të dhënat tregojnë se shpenzimet kapitale jo vetëm që kanë arritur nivelin e planit të bërë në fillim të vitit, por edhe e kanë tejkaluar. Shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 105.69 për qind. Pjesa më e madhe e shpenzimeve kapitale janë destinuar për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.
Situata
Banka e Shqipërisë bën të ditur se deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e parë të vitit arriti vlerën maksimale 334.2 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 25 për qindësh në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2008. Kontributin kryesor në thellimin e deficitit korrent e dhanë: ruajtja e nivelit të lartë të deficitit tregtar në 29 për qind ndaj PBB-së, rënia e suficitit të llogarisë së transfertave korrente me rreth 12 për qind në nivel vjetor, ndryshimi nga suficit prej 20.5 milionë eurosh në tremujorin e parë të 2008-ës në deficit prej 4.4 milionë eurosh në tremujorin e parë të bilancit të llogarisë së të ardhurave, dhe thellimi i ndjeshëm i deficitit të llogarisë së shërbimeve me rreth 27 milionë euro, nga 3.4 milionë euro në tremujorin e parë të një viti më parë.
Shitja e energjisë
Eksporti, KESH merr 16 milionë euro
Sektori i prodhimit të energjisë në vendin tonë për herë të parë ka arkëtuar të ardhura të larta nga eksporti i energjisë. Për këtë periudhë të parë të vitit është shitur kundrejt vendeve si Greqia dhe Kosova energji me një vlerë prej 16 milionë euro. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta bën të ditur se kjo situatë është mundësuar falë një viti tepër të favorshëm nga pikëpamja hidroenergjetike. Veç kësaj edhe rezerva hidroenergjetike, sipas tij është shfrytëzuar me efektivitet. “Kjo ka bërë të mundur që të ruhet rezerva dhe njëkohësisht janë krijuar mundësitë për eksport të energjisë elektrike nga KESH gjenerimi. Aktualisht janë eksportuar mbi 300 milionë kilovat orë dhe kaq vlerësohet në një të ardhur rreth 16 milionë euro”, - është shprehur kreu i Entit Rregullator të Energjisë Bujar Nepravishta. Është hera e parë që KESH arkëton një shifër kaq të lartë nga shitja e energjisë. Menaxhimi i mirë i kaskadës së Drinit është një tjetër faktor, pasi aktualisht atje është rezerva më e mirë e periudhës.