E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e reja në ushtri e polici, ja tabelat

Pagat e reja nga 1 korriku për arsimin, ushtrinë, policinë e burgjeve, doganat dhe tatimet

Zbardhet vendimi i qeverisë për pagat e reja të buxhetorëve. Nga data 1 korrik e këtij viti të gjithë pagat e ushtrisë, policisë së burgjeve, rendit, gardës së republikës dhe administratës tatimore dhe doganore ndryshojnë sipas tabelave të mëposhtme. Qeveria ka zbardhur vendimin e saj të marrë që një muaj më parë vetëm gjatë ditës së djeshme duke i shpallur detyrim ligjor tashmë vetes për pagimin e kësaj fature të re financiare.

Pagat e ushtarakëve

Në vendimin e miratuar nga qeveria, të nxjerrë në fletore zyrtare gjatë ditës së djeshme, pagat e ushtarakëve fillojnë nga grada më e lartë e Gjeneral.Lejtnant (Admiral) dhe deri tek studenti ushtarak. Për gradën më të lartë të ushtrisë shqiptare, atë të Gjeneral.Lejtnant, vendimi parashikon një pagë prej 151 400 lekë që njëkohësisht kërkon që të ketë një vjetërsi pune mbi 26 vite në ushtri. Pas kësaj page që është edhe më e lartë, referuar tabelës vijnë në hierarki në ulje paga e Gjeneral.Major (Nënadmiral) që llogaritet në dy nivele. Në nivelin e parë ku parashikohen që të jenë për këtë gradë 24 vite punë paga llogaritet që të jetë 142 390 lekë dhe për vjetërsinë mbi 26 vite paga llogaritet minimalisht 145 000 lekë. Në vazhdimësinë e pagave në tabelë vijojnë në radhë edhe gradat e tjera deri tek ushtarët rekrutë dhe studentët e akademisë që përfitojnë një pagesë minimale përkatësisht prej 2 mijë dhe 1.5 mijë lekë të reja në muaj.

Policia e burgjeve

Në këtë kategori vendimi i qeverisë parashikon që të ketë një nivel pagash që fillon nga 37 mijë lekë në muaj për pozicionin e agjentit që ka si funksion regjimet e jashtme të sigurimit. Referuar edhe tabelës që i bashkëngjitet këtij artikulli, pagat minimale janë ato të agjentit dhe vazhdojnë më tej deri tek grada e Kryekomisar Drejtues i parë me pagë bazë 115 mijë lekë në muaj pa përfshirë këtu shtesa përkatëse. Të gjitha pagat sipas gradave dhe funksioneve të punës gazeta i publikon në tabelën bashkangjitur.

Policia e mbrojtjes nga zjarri

Edhe për këtë kategori gradat dhe pagat përkatëse janë të ngjashme me policinë e burgjeve. Kështu, agjenti në këtë kategori të policisë ka një pagë bazë prej 33 mijë lekë në muaj me një shtesë prej 7 mijë lekë në muaj për natyrën e shërbimit. Edhe në këtë kategori të funksioneve të policisë grada Kryekomisar në pozicionin Drejtues i parë ka edhe pagën më të lartë në një vlerë prej 115 mijë lekësh në muaj.

Garda e republikës

Pagat sipas vendimit dhe rritjes së miratuar nga qeveria në datën 1 korrik fillojnë nga niveli më i ulët i rreshterit me 32 870 lekë në muaj dhe arrijnë në nivelin më të lartë për gradën Gjeneral garde madhor me 106

--------------------------------------

Buxhetorët, rritja e pagave zhgënjyese

Pas zbardhjes së vendimit të qeverisë, rritja neto e pagave nuk kalon gjysmë dollari dita

Pasi qeveria ka zbardhur vendimin për rritjen e pagave, buxhetorët janë të parët që kanë pësuar një zhgënjim nga kjo rritje, Për mësuesit e shkollave 6-vjeçare kjo rritje nuk është më shumë se gjysmë dollari dita ose 1 800 lekë të reja në muaj. Dhe këtu bëhet fjalë për kategorinë e atë gjithë atyre mësuesve që kanë marrë një pagë të plotë për sa i përket specializimeve dhe vjetërsisë së punës. E njëjta situatë është edhe me personelin arsimor që punon në shkollat e mesme ku rritja tenton drejt një dollari dita ose 2.7 mijë lekëve në muaj.

Rritja nuk i kalon 1 USD dita

Duke hequr dorë nga paga para taksave, që i intereson vetëm qeverisë për efekte elektorale, pagat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve që prej një Korrikut, rriten me më pak se 1 dollarë dita, përfshi këtu edhe inflacionin. Pra kemi një rritje nominale me gjysmë dollari dita, për të gjithë kategoritë që përfitojnë një rritje 14-15 për qind. Ndërsa rrogëtarët që nga qeveria marrin një rritje deri në 7 për qind, thjesht do kenë mundësi që të blejnë të njëjtat mallra dhe shërbime që blinin në 2007.

Para dhe pas taksave

Qeveria, me një dorë i jep dhe me tjetrën i merr. Një strategji e tillë del hapur që në momentin që kreu i qeverisë flet me paga nominale dhe jo me ato reale. “Paga mujore e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare është rritur nga 23 665 lekë, në vitin 2005, në 41 847 në vitin 2008, ose një rritje prej 77 për qind”,- ka bërë të ditur kreu i qeverisë në mbledhjen ku u mor edhe vendimi për rritjen e pagave. Por kjo është paga që firmoset në bordero. Nga 41 847 që shkon paga për këtë kategori, mësuesit në shkollën e mesme marrin në dorë vetëm 33 mijë lekë. Kjo është paga që duhet të lançohet nga qeveria, pasi rreth 8 800 lekë shkojnë për taksa sërish në shtet. Nëse këtu do të fusnim edhe inflacionin, atëherë paga e mësuesit do të reduktohej aq sa do të dukej mjerane. E njëjta llogari vlen për të gjitha pagat e tjera. Mësuesi i shkollës së mesme nuk merr më shumë pagë se 35.5 mijë lekë, pavarësisht se në bordero firmos 45 mijë lekë. Edhe në këtë rast pa futur inflacionin e vitit, që për këtë pagë, sipas llogarive për vitin 2008, shkon në 1 800 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›