Beqja: Fuqia blerëse e shqiptarëve në pikiatë
Për mbi 200 mijë familje të pensionistëve që jetojnë të vetëm, në qytet rritja më e fundit nuk ofron më shumë se 1700 lekë në muaj apo 55 lekë në ditë.
Sipas Partisë Socialiste kjo shumë të hollash nuk mjafton për të përballuar: shtrenjtimin mujor, me të paktën 600 lekë, të faturës së energjisë elektrike të një çifti pensionistësh, shtrenjtimin mujor, me të paktën 550 lekë, të 600 gramëve në ditë bukë që ka nevojë për të jetuar një çift pensionistësh shtrenjtimin mujor, me të paktën 400 lekë, të konsumit të vajit dhe yndyrave që ka nevojë për të jetuar një çift pensionistësh
“Familjet shqiptare vijojnë të përballen me rënien e fuqisë blerëse. Edhe rritja më e fundit e pensioneve apo e pagave nuk ka arritur të përmirësojë gjendjen e buxheteve familjare. Për mbi 200 mijë familje të pensionistëve që jetojnë të vetëm, në qytet rritja më e fundit nuk ofron më shumë se 1700 lekë në muaj apo 55 lekë në ditë” – tha zëdhënësi i Partisë Socialiste, Ilir Beqja.
“Situata është më e rëndë për të punësuarit të cilëve një pjesë e mirë e rritjes së pagës në korrik 2008, u shkon për të përballuar pakësimin që iu bë pagës reale nga zbatimi i taksës së sheshtë në gusht 2007. Kundrejt kësaj situate dramatike, burimet zyrtare vijojnë të deklarojnë që ushqimet kushtojnë më lirë, meqë shalqini e pjepri kushtokan më lirë se në dhjetor 2007”- përfundoi Beqja.