“Unë votoj”: Shpenzimet e Kuvendit 30 % më shumë se më 2006
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja “Mjaft” ka publikuar dje monitorimin e punës së deputetëve, por edhe të partive në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2005 deri në 2009. Në raport thuhet se shpenzimet e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2006 në 2009 janë rritur me 30.3 për qind ose 113 milionë lekë, duke e kthyer në institucionin me shpenzime më të larta operative në rajon e krahasur kjo me një sërë vendesh si Serbia, Kosova, Italia, Franca, Norvegjia etj. Kështu 3.7 miliardë lekë shkojnë vetëm për luksin e deputetëve. “Shpenzimet operative të buxhetit të Kuvendit të Shqipërisë, të cilat shkojnë vetëm në ndihmë të deputetëve (po lëmë jashtë shpenzimet e administratës së Kuvendit, të cilat janë të papërfillshme në krahasim me shpenzimet që po shqyrtojmë), për një vit buxhetor, duhet të arrijnë domosdoshmërisht shifrën rreth tre milionë dollarë amerikanë, përndryshe thyhet ligji. Në këtë shifër, e cila përbën gati gjysmën e buxhetit të përgjithshëm të Kuvendit, zërat më të rëndësishëm janë: karburant për transportin e deputetëve, mirëmbajtje auto + goma + sigurim automjetesh, telefona celularë, hotel për shoferët e automjeteve, dieta për deputetë dhe për shoferët e tyre, si dhe pjesëmarrja në komisione“, - thuhet në Raport. Lidhur me punën në Kuvend të partive, nga monitorimi rezulton se Partia Demokratike që përfaqëson edhe mazhorancën qeverisëse, ka mbajtur vetëm 20 për qind të premtimeve elektorale ose e thënë ndryshe ka iniciuar 106 nisma ligjore nga 529 në total. Edhe Partia Republikane është shumë larg realizimit të premtimeve të saj ndaj elektoratit. Ajo ka arritur të zbatojë vetëm 32.1 për qind të premtimeve elektorale, ndërsa nuk ka arritur të mbajë një nga premtimet me kyçe atë të kthimit dhe kompensimit të pronave. Skuadra e lëvizjes Mjaft, “Unë votoj” ka nënvizuar se gjatë këtyre katër viteve, puna e deputetëve është orientuar kryesisht në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, rajonale dhe ndërshtetërore që zënë 53.3 për qind të kohës dhe vetëm 13.6 për qind e veprimtarisë së tyre i është kushtuar hartimit të nismave të reja ligjore. Një rast flagrant i dhunimit të Rregullores dhe procedurave të organizimit dhe funksionimit të punës së Kuvendit të Shqipërisë, është vënë re në mënyrën e organizimit të grupeve parlamentare. Janë tre grupe parlamentare, grupi Agrar-ambientalist, grupi Demokristian dhe ai Qendra Demokrate, që janë organizuar në kushte të shkeljes së plotë të kritereve të përcaktuara në nenin 15 të Rregullores, këto grupe përbëhen nga 6 deputetë, në një kohë që Rregullorja sanksionon përbërjen e çdo grupi parlamentar nga minimalisht 7 deputetë.
Shqipëria
•Rroga e deputetëve: rreth 1000 euro (për çdo pjesëmarrje në mbledhje komisionesh parlamentare paguhen 2000-2500 lekë ekstra)
•Në dispozicion një autoveturë, shofer, si dhe shërbimi teknik përkatës – më tepër se 1000 euro/ muaj për transport, ose në terma të përgjithshme, 20% e buxhetit të përgjithshëm të Kuvendit, që janë 50% e Shpenzimeve Operative të buxhetit të Kuvendit
•Celular zyrtar 140 euro/muaj + telefon linjë brenda Tiranës, pa kufizim
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009