Çfarë pret biznesi nga qeveria e ardhshme
Autori i Lajmit: red.
Biznesi ka pritshmëri të lartë nga qeveria e ardhshme, sidomos përsa i takon ndryshimeve në sistemin fiskal, lehtësirave në pagimin e taksave, dhe mbi të gjitha reduktimin e korrupsionit dhe abuzimit nga administrata tatimore dhe doganore. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka organizuar së fundi një pyetësor më të gjithë anëtarët e saj, për të tërhequr opinionin e tyre mbi atë se çfarë presin nga qeveria e ardhshme dhe si mendojnë ata se mund të përmirësohet klima e biznesit në vend. Nëpërmjet këtij pyetësori, Dhoma ka tentuar të krijojë një ide të qartë mbi atë se çfarë pret biznesi për t i bërë të njohura më pas nëpërmjet aktiviteteve të saj me zyrtarë të lartë, qeveritarë apo parlamentarë. Duke qenë e qartë se cilat janë problematikat për të cilat biznesi kërkon zgjidhje, Dhoma e ka më të lehtë të organizojë një plan pune dhe në top listën e saj të vendosë pikërisht takimet me përfaqësues qeveritarë që mbulojnë sektorët ku biznesi ka më shumë probleme. Dhoma Amerikane është një organizatë e cila ka në fokus të aktivitetit të saj interesin e biznesit anëtar. Në kohë fushatash, kur partitë politike që garojnë për zgjedhjet parlamentare, shpallin programin e tyre elektoral, mes të cilave një vend të rëndësishëm zenë edhe premtimet për biznesin, është biznesi ai që i takon të gjykojë se cilës forcë politike do t i besojë më shumë. Ndërkaq, AmCham-i është i vendosur për t i bërë të njohura pritshmëritë që biznesi i tij anëtar ka karshi klasës politike dhe për t i mbrojtur ata në katër vitet e ardhshme. Si pjesë e lobimit që bën Dhoma për interes të anëtarëve të saj, pyetësori do të përbëjë edhe ekstraktin e kërkesave me të cilat ajo do t i drejtohet qeverisë së ardhshme për të ndërhyrë atje ku biznesi ka më shumë nevojë. Janë me qindra kërkesat që biznesi ka përcjellë mes pyetësorit, ndërkohë që Dhoma i ka kategorizuar ato sipas sektorëve. Mes kërkesave më themelore qëndrojnë ato mbi reduktimin e TVSH-së dhe mospërdorimi i sistemeve të referencës, duke marrë për bazë çmimet e kontratës. Lehtësimi i procedurave doganore dhe një strategji e qartë për nxitjen e eksporteve, janë dy nga kërkesat themelore. Problemi i titujve të pronësisë mbi tokën është gjithashtu një çështje themelore që kërkon zgjidhje urgjente. Biznesi pret lehtësime të procedurave tatimore ku hyjnë format e parapagimit të taksave si dhe rimbursimi i TVSH-së. Ka patur një kërkesë të lartë nga ana e biznesit për ngritjen e Gjykatës Administrative dhe një kërkesë e lartë për luftën kundër korrupsionit, që duhet të ndërmarrë qeveria sidomos në administratën tatimore dhe atë doganore.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009