Unioni i Gazetarëve, reagon për dhunën ndaj gazetarit Gentjan Bellaj
Unioni i Gazetarëve shqiptarë, dega Vlorë reagon me shqetësim ndaj dhunës së ushtruar ndaj kolegut Gentjan Bellaj, gazetar, korespodent i Radio Televizionit “Ora News”.
Diten e sotme , në oret e para të mengjesit, persona te paidentifikuar dhe te papergjegjshem, kane djegur automjetin e tij te punes, i parkuar poshte baneses se tij. Ky akt është një akt i shëmtuar dhe që rikonfirmon edhe një herë mundësinë që ka krimi i rrugës për të dhunuar, kërcënuar dhe rrezikuar gazetarët e këtij vendi, ndërsa ata kryejnë misionin e tyre.
Unioni i Gazetarëve shqiptarë shpreh reagimin e vet apelues për reagim te menjëhershëm të institucioneve të drejtësisë lokale për vënien para përgjegjësisë ligjore të personit që ka guxuar të ushtrojë kete akt te shemtuar dhe vandal.
Unioni i Gazetarëve shqiptarë dega Vlore konstaton se gjatë muajve të fundit kanë qenë të përsëritura rastet e kërcënimit apo dhunës së ushtruar nga persona të ndryshëm, deri edhe me pushtet, mbi korrespodentë dhe gazetarë, mbi media lokale të vendit.
Nisur prej këtyre rasteve, Unioni i Gazetarëve shqiptarë dega Vlore gjen rastin të tërheq vëmendjen e institucioneve shtetërore se në këto ditë ku sapo ka startuar fushata elektorale dhe në një situatë të tillë problemore, dhuna dhe kërcënimi po shndërrohen në mjete presioni mbi gazetarët dhe mediat tona, qofshin ato lokale apo kombëtare.
Unioni i Gazetareve shqiptare dega Vlore kerkon të ndalet çdo akt presioni dhe kërcënimi ndaj cdo gazetari si nje nevoje per rritje te treguesit te lirise se mediave dhe te fjales se lire ne vend, ne emer te kauzes per nje media te fuqishme me integritet dhe autoritet publik dhe ne sherbim te standartit te lirise se fjales dhe te drejtes per informim.