United e fitoi derbin e Manchesterit

Manchester United e ka mposhtur Manchester Cityn në derbin e qytetit, në ndeshjen spektakolare dhe dramatike të zhvilluar sot në Etihad Stadium.
‘Djajtë e Kuq’ triumfuan me rezultat 3:2, duke u shkëputur edhe më tej në krye të tabelës në Premierligën angleze.
Sfida e zhvilluar sot pati dy fytyra. Në të parën, ‘Djajtë e Kuq’ dominuan dhe realizuan dy gola përmes sulmuesit Wayne Rooneyt.
Kurse, në pjesën e dytë ‘Citizens’ u këndellën dhe sulmuan vazhdimisht, duke i barazuar shifrat.
Fillimisht rezultatin e ngushtoi Yaya Toure, kurse në minutat e fundit shënoi mbrojtësi Zabaleta.
Mirëpo, Robin Van Persie ia dha një ‘dush të ftohtë’ ekipit vendës, duke shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë në lojën shtesë.