Unitedi mund të transferojë Moutinhon

Mesfushori i Portos, Moutinho mund të ndjekë rrugën e Ronaldos dhe Nanit, për t’u bërë edhe një tjetër portugez i suksesshëm në Old Trafford.
Objektivi kryesor i Sir Alex Fergusonit në të vërtetë ka qenë Luka Modriç, por Spurs po kërkojnë 40 milionë funte dhe Unitedi nuk është i gatshëm të paguajë aq për.
Tani opsion i mundshëm është Moutinho. Po ashtu për shërbimet e portugezit kanë shprehur interesim edhe Chelsea e Tottenhami. Ky i fundit ka më shumë mundësi për ta transferuar nëse drejtimin e merr Andre Villas Boas, i cili ka punuar me të sa ka qenë trajner i Portos.