Casillas kërkoi respekt për Italinë

Një video është duke e bërë xhiron e botës ku shihet Casillas duke i kërkuar gjyqtarit që ndeshjen ta përfundojë më herët dhe mos të mos zhvillohen minutat shtesë.
Azzurri 33 minutat e fundit i ka zhvilluar me 10 lojtarë pas lëndimit të Thiago Mottas i cili u detyrua që ta lërë fushën për shkak të lëndim, dhe Prandelli nuk ka mundur ta zëvendësojë atë pasi më herët i kishte kryer të tria zëvendësimet.
Gjatë minutave të fundit Casillas iu drejtua asistentit të katërt duke i thënë këto fjalë: “Respekt për kundërshtarin. Respekt për Italinë”.
Portieri i Real Madridit nuk kërkojë që ndeshjen ta përfundojnë më herët për shkak të festimeve, pasi ai para se ti bashkohej ekipit të tij në fillim përshëndeti gjyqtarët e takimit dhe të gjithë lojtarët kundërshtar. Ai nuk ka pësuar gol në 509 minuta këtë Kampionat Evropian dhe është bërë lojtari parë që ka arritur 100 fitore me Kombëtaren