E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja e jashtëzakonshme

Legjenda e Argjentinës dhe e futbollit botëror, Diego Maradona, ka thënë se Spanjën askush nuk mund ta mund dhe se ata ndoshta janë ekipi më i mirë në histori të futbollit.

“Spanja e ka bërë të qartë jo veç se ata janë ekipi më i mirë në botë, por po ashtu janë ekipi më i mirë që ndonjëherë ka luajtur futboll. Asnjë lojtarë nuk mund ta mundë këtë makineri spanjolle. Cristiano Ronaldo tentojë me Portugalinë, por nuk ja doli mbanë”, tha Maradona në një kolumne për Times of India.

Ai po ashtu tha se mbrojtja spanjolle në krye me Casillasin është me e mira në botë, ndërsa për Iniestan që fitoi çmimin si lojtari më i mirë në Euro 2012, dhe bashkëlojtarët e tij në mesfushë dhe sulm tha se janë talent të pa besueshëm.

“Ky brez i Spanjës me Xavin, Busquetsin, Alonson, Iniestan, Silvan dhe Fabregasin është i jashtëzakonshëm. Nëse arrini ta ndalni njërin atëherë aty janë edhe pse të tjerë të cilët krijojnë raste dhe i përfundojnë ato”, tha Maradona në fund.

Skuadra e Del Bosques e mposhti Italinë në finale të Euro 2012 me rezultat 4:0 dhe është bërë kombëtarja e parë që ka fituar tre gara të mëdha ndërkombëtare rresht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›