E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitete, Faza e katërt, MASH-i përcakton kandidatët dhe afatet për formularin A4



Ministria e Arsimit përcakton kandidatët dhe afatet për plotësimin e formularit A4, mbi bazën e të cilit do të përcaktohen fituesit e fazës së katërt në universitete. Sipas udhëzimit të publikuar dje nga MASH-i, kanë të drejtë të plotësojnë formularin A4 të gjithë kandidatët, të cilët nuk kanë fituar një vend studimi në listat e fituesve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në universitetet publike në vitin akademik 2009–2010. Po ashtu, këtë të drejtë do ta kenë edhe kandidatët, të cilët janë përfshirë në listat e fituesve në fazën 2 dhe fazën 3 dhe nuk janë regjistruar në kohën e caktuar në universitete. Për të aplikuar në fazën e katërt, këta kandidatë, duhet të parashtrojnë kërkesë me shkrim në Ministrinë e Arsimit (pranë DPAL) dhe MASH-i të autorizojë APRIAL-in të verifikojë plotësimin e parimit Meritë-Preferencë të maturantit dhe të dërgojë zyrtarisht në universitetet përkatëse, shkresën për regjistrimin e tij. Afati i këtyre veprimeve është deri më datën 27 nëntor 2009. Ndërsa afati i fundit për dorëzimin e formularit A4, do të jetë data 25 nëntor 2009. Pas kësaj date, APRIAL-i do të përpunojë të dhënat e mara nga formulari A4 dhe në datën 30.11.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, në përputhje me kuotat e rishpërndara dhe njëkohësisht e dorëzon këtë listë në Ministrinë e Arsimit. J.Tashi

Dokumentet e regjistrimit
Regjistrimi i kandidatëve fitues të fazës së katërt, do të bëhet pranë sekretarive mësimore të universiteteve në datat: 2 deri 5 dhjetor 2009, nga ora 08.00, deri në orën 16.00. Për regjistrim, kandidati të dorëzoje dosjen individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtme:
a) Dëftesë Pjekurie (në mungesë, vërtetim note me fotografi, të nënshkruar nga drejtori i shkollës e nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale (drejtori i Zyrës Arsimore), si edhe dokument të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
b) Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit; në mungesë të tyre, kandidati dorëzon certifikatë personale me fotografi;
c) 2 fotografi;
ç) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë.

24 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›