E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, 2500 fituesit e rinj

 

Shpallen fituesit e fazës së tretë të regjistrimeve. Gazeta publikon të plotë listën e emrave. Regjistrimi i kandidatëve fitues të kësaj faze do të bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë, në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 8:00 deri në orën 18:00. Për regjistrim kandidati të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet origjinale të kërkuara. Për kandidatët që kanë ndërruar degën e studimeve do të jetë e detyrueshme edhe paraqitja e vërtetimit të çregjistrimit, të ndërmarrë nga fakulteti ku ishin regjistruar më parë. Ky vërtetim do të depozitohet pranë fakultetit ku kandidati është shpallur përfundimisht fitues gjatë fazës së tretë të pranimeve. Për regjistrim, kandidati të dorëzojë dosjen individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtme: "Dëftesë pjekurie (në mungesë, vërtetim note me fotografi, të nënshkruar nga Drejtori i Shkollës e nga Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale (drejtori i Zyrës Arsimore), si edhe dokument të lëshuar nga Arkivi i Shteti, dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit; në mungesë të tyre, kandidati dorëzon certifikatë personale me fotografi; 2 fotografi; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë, si dhe për kandidatët e përcaktuar në pikën 4/c, vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit.

LISTA E PLOTE , NDODHET NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›