E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet 939 vende bosh,shpërndahet A4-a

 

tirane
Të gjithë maturantët që nuk kanë fituar të drejtë studimi deri më tani duhet të tërheqin formularin A4 pranë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore.
Ministria e Arsimit përmes një urdhri të dy ditëve më parë ka urdhëruar, që të shfrytëzohen vendet bosh në universitete për fazën e katërt. Po kështu, sipas Udhëzimit nr.37 të ditës së djeshme MASH ka vënë në dijeni se si do të zbatohet kjo procedurë nga institucioni përgjegjës që është APRIAL. Ky i fundit ka shpërndarë rreth 11,162 formularë në të gjithë vendin për të bërë të mundur plotësimin e këtij formulari nga maturantët e interesuar. Në këtë fazë të katërt mundësia është përkufizuar vetëm për ata që ende nuk kanë fituar një të drejtë studimi, duke përjashtuar ata që duan të ndërrojnë degë. Për maturantët afati i plotësimit është nga data 20 deri në datë 25 nëntor. Në datë 26 të gjitha këta formularë arrijnë në zyrën e APRIAL. Datat 27-29 nëntor janë ato kur do të bëhet përpunimi i të dhënave për të nxjerrë fituesit për secilën degë dhe brenda çdo kuote të përcaktuar. Më poshtë gjeni modelin e formularit 4, kuotat bosh për secilën degë në universitetet e vendit, si dhe pikët që kanë marrë fituesit e fundit në fazën e dytë dhe të tretë. Në datë 1 dhjetor APRIAL do të shpallë edhe listën e fituesve që kanë të drejtë të vazhdojnë studimet në një nga degët ku ata do shpallen si fitues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›