Universitetet, Agjencia e Akreditimit bllokon prej një viti masterat e nivelit të dytë
Nuk dihet ende se kur do të miratohet paketa e masterave një vjeçar për universitetet publike. Pas vendimit të agjencisë të interesuarit do të nisin procedurat e aplikimit në fakultete
Jonida Tashi
Masterat e nivelit të dytë për studentët që kanë mbaruar studimet me sistemin 4-vjeçar kanë “ngecur” në Agjencinë e Akreditimit. Kjo agjenci, prej afro një viti po mban të bllokuar paketën e masterave një vjeçar që ofrohen në universitetet publike të vendit. Ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me po të njëjtët mastera që ndiqen në universitetet private. Bëhet fjalë për rreth 50 mastera të nivelit të dytë, të cilët gjenden që prej muajit korrik të vitit të kaluar në këtë agjenci, për të cilët ekspertët e saj, megjithëse kanë plot 12 muaj që i mbajnë në zyrat e tyre nuk po i kalojnë dot në sitën e akreditimit. Në fillim të vitit akademik 2008-2009, mosmarrja e një vendimi të tillë bëri që për një vit të pezulloheshin masterat e nivelit të dytë në universitetet publike të vendit dhe që mundësia për të ndjekur master një vjeçar të ofrohej vetëm tek privatët. Nëse një situatë e tillë do të përsëritet edhe gjatë këtij viti, masterat e nivelit të dytë, do të pezullohen për të dytin vit radhazi në universitetet publike. Deri tani, nuk dihet ende se kur do të miratohet paketa e master-ave një vjeçar.
Bllokimi
Bllokimi i Master-ave të Nivelit të Dytë në universitet publike, sipas drejtuesve të universiteteve dhe fakulteteve, që kanë paraqitur propozimet për këto studime është i qëllimshëm, në mënyrë që këto programe të ndiqen vetëm në privat. Madje, edhe pse ka kaluar rreth një vit nga koha kur universitetet depozituan propozimet në Ministrinë e Arsimit, prej së cilës janë dërguar në Agjencinë e Akreditimit për miratim, ende fakultetet nuk kanë marrë një vendim për fillimin e studimeve të masterit 1-vjeçar për diplomat 4-vjeçare, para sistemit të Bolonjës. Për rrjedhojë, procedurat e aplikimit për nisjen e këtyre studimeve specializuese janë të “ngrira” në të gjitha fakultetet publike të vendit, për arsye se pritet vendimi i kësaj agjencie nëse këto programe do të akreditohen ose jo. Sipas burimeve zyrtare nga Universiteti i Tiranës, mosmarrja e vendimit të qeverisë për masterat e nivelit të dytë, është bërë në mënyrë të qëllimshme, që këto studime, të kalonin vetëm në universitetet private. Edhe pse është njoftuar nga autoriteti më i lartë i arsimit se sivjet edhe studentët e diplomave të integruar do të kenë mundësinë e fillimit të masterave, fakultete janë ende në pritje të një vendimi. Nisur nga ky shkas, Këshilli Studentor i Fakultetit Histori-Filologji, para pak kohësh i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Arsimit, nëpërmjet së cilës i kërkon sqarim të situatës. Studentët e sistemit të vjetër 4-vjeçar, kërkojnë me ngulm vijueshmërinë e studimeve në nivelin master në universitetet publike, dhe vënë re se një e drejtë e tillë nuk u është mohuar atyre jo-publike. Pas kërkesës së bërë nga vetë studentët, Ministria e Arsimit ka sqaruar se programet për masterat e diplomës së integruar, ndryshe 4-vjeçare, janë hartuar dhe aktualisht ndodhen në qendrën e Akreditimit. Pasi të rikthehen prej qendrës, Ministria do t’i dërgojë në qeveri për miratim. Por, nuk është dhënë asnjë afat nga ana e këtij autoriteti se, kur këto programe studimi do të jenë të gati për të kaluar në fakultete.
Masterat
Masterat e Nivelit të dytë që ofrojnë universitetet publike gjenden ende në Agjencinë e Akreditimit. Megjithëse kurrikulat e reja për këto programe janë dorëzuar një pjesë gjatë muajit korrik dhe një pjesë tjetër gjatë muajit gusht të vitit 2008, ende nuk është miratuar asnjëri prej tyre. Vetëm pasi të marrin “OK-in” nga kjo Agjenci Akreditimi, këto programe do të dërgohen në Ministrinë e Arsimit, e cila i kalon në qeverisë, prej ku edhe miratohen. Bëhet fjalë për Masterat e Nivelit të Dytë, (një vjeçar), të cilët mund t’i ndjekin të gjithë ata kandidatë që janë diplomuar në sistemin 4-vjeçar. Kurrikulat e këtyre programeve studimesh janë rishikuar këtë vit, në përputhje me përcaktimet e ligjit të ri të arsimit të lartë. Madje, puna që vetë hartuesit e tyre në fakultete dhe Drejtoria e Kurrikulave dhe Standardeve në Universitetin e Tiranës kanë bërë pothuajse gjatë gjithë verës së shkuar, u injorua vetëm nga një vendim teknik që do të përcaktonte edhe nisjen e tyre. Pasi janë hartuar kurrikulat e reja, ato janë dërguar për shqyrtim në Agjencinë e Akreditimit të Arsimit të Lartë, e cila i shikon një për një mënyrën se si janë hartuar, modelimet, temat që ofrojnë, ndërthurjen me praktikën, dhe vetëm pasi kjo agjenci të japë aprovimin, hapet drita jeshile për të shkuar në qeveri dhe për tu miratuar. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur deri më tani. Megjithëse një pjesë e programeve të Masterave të Nivelit të Dytë (MND) kanë shkuar në këtë agjenci që në verën e kaluar, ende asnjë prej 48 profileve nuk e ka kaluar këtë fazë. Vetëm gjashtë masterat e Fakultetit Ekonomik, e kanë kapërcyer me sukses fazën e akreditimit. Për rrjedhojë, pritet që së shpejti për masterat e Ekonomikut të dali vendimi për kuotat dhe tarifat, në mënyrë që aplikantët, të cilët i janë nënshtruar edhe testit special të ulen në auditore. Aktualisht, në këtë Agjenci Akreditimi janë: 8 programe MND të Fakultetit të Drejtësisë, 9 programe MND në Fakultetin e Histori-Filologjisë, 3 programe MND në Fakultetin e Shkencave Sociale si dhe 18 programe MND në Fakultetin e Mjekësisë, 2 programe MND në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, 1 program MNd i Infermierisë. Ndërkohë që në këtë Agjenci janë të bllokuar edhe 8 programe MND të Universitetit Bujqësor të Kamzës.
Fakultetet
Pranë fakulteteve mësohet se për një pjesë të programeve, kjo agjenci u ka dërguar një shkresë për plotësim dokumentacioni, në një kohë që dokumentet që ata u kanë kërkuar ndodheshin në dosjen e depozituar tashmë pranë kësaj agjencie. Drejtuesit e fakulteteve, të pakënaqur me këtë zvarritje të programeve të MND, aludojnë se ky letërkëmbim po përdoret nga Agjencia vetëm si pretekst për të justifikuar vonesën, pasi këto kurrikula duhet të ishin parë dhe vlerësuar me kohë. Ndërkohë që të gjithë ata kandidatë që kanë mbaruar studimet e larta në sistemin 4-vjeçar dhe duan të nisin një Master të Nivelit të Dytë, duket se duhet të presin edhe ca kohë, derisa kjo agjenci të vlerësojë këto kurrikula të reja. Pas miratimit të këtyre propozimeve nga Ministria e Arsimit dhe qeveria, do të nisë regjistrimi në fakultetet përkatëse për ndjekjen e studimeve master i nivelit të dytë. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, Fatos Beja, viti akademik 2008-2009 në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, në programet e studimit të ciklit të tretë, “Master i Nivelit të Dytë”, me kohë të plotë, do të fillojë në datën 10 nëntor 2008 e do të përfundojë në datën 30 shtator 2009. Mesa duket në udhëzimin e tij kreu i Arsimit, nuk e kishte parashikuar as zvarritjen që do t’i bënte Agjencia e Akreditimit dhe as që masterat një vjeçar do të fillonin pikërisht ditën kur duhet të përfundonin. Bllokimi i masterave në universitetet publike nuk është një rast i paprecedent, pasi në vitin 2007, qeveria dhe Ministria e Arsimit pezulluan për një vit studimet me kohë të pjesshme, pikërisht për të njëjtën arsye se programet duhet të përshtateshin sipas sistemit të Bolonjës.
Aplikimi
Aplikimi përfshin disa kritere në përzgjedhjen e studentëve, ku një ndër kryesoret është edhe mesatarja mbi 8 e lëndëve që janë bërë në fakultet. Për të ndjekur një program studimi “Master i Nivelit të Dytë”, pranimi varet nga kreditet. Por, një master të tillë mund ta vazhdojnë edhe studentët që janë diplomuar sipas sistemit akademik 4-vjeçar. Sipas ligjit për arsimin e lartë, për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Dytë” (MND), kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të dytë apo program të integruar të studimit të ciklit të dytë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Kurse për të fituar një Diplomë të Masterit të Nivelit të Dytë (MND) studenti duhet të ketë grumbulluar të paktën 60 kredite. Programet e studimeve “Master i Nivelit të Dytë” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë të nivelit të dytë, arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë shkencor ose profesional. Këto programe realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është minimumi një vit. Në përfundim të këtyre programeve të studimeve jepet diploma “Master i Nivelit të Dytë” (MND).
Dokumentet
Çdo i interesuar për të vazhduar një program të dytë studimi fillimisht duhet të paraqesë në sekretarinë e dekanatit përkatës kërkesën me shkrim. Përveç depozitimit të kërkesës, personi i interesuar duhet të ketë në dosjen e tij personale fotokopjen e noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave. Po kështu, kandidatët, që synojnë të marrin një diplomë master të nivelit të dytë, duhet të paraqesin planin dhe programin mësimor të diplomave të realizuara, i cili tërhiqet në departamentin e degës ku ata kanë kryer studimet në degën e parë. Këto janë dokumentet kryesore që nevojiten për të vazhduar studimet për master. Me shumë rëndësi për të vazhduar këto studime është edhe CV-ja (Curriculume Vitae) e kandidatëve. Në vazhdimin e studimeve master prioritet do të kenë kandidatët që kanë një CV të pasur nga ana profesionale. Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në sekretaritë e fakulteteve përkatëse.
2 Korrik 2009