Ndarja e plotë e kuotave sipas degëve
22/09/2011 Ministria e Arsimit zbardh kuotat e parealizuara në raundin paraprak për 11 universitetet publike të vendit
Shanset që kanë maturantët jofitues për të hyrë sërish në garën e pranimit për universitete
Pas verifikimit të raportimeve të bëra mbi procedurat e regjistrimeve paraprake në fakultete rezulton se në 11 strukturat e arsimit të lartë raportohen rreth 3419 kuota të mbetura bosh. Kjo pasi kandidatët e shpallur fitues në këto programe nuk kanë vajtur për t’u regjistruar. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuara vendet e paplotësuara në të gjitha programet studimore që ofrohen nga universitetet publike. Krahas kuotave të paraalizuara Minsitria e Arsimit konfirmon se nga preferencat e përzgjedhura (gjatë plotësimit të formularit A-2) është vënë re një mungesë e kërkesave në shumë programe, të cilat do të rihidhen edhe një herë në garë gjatë plotësimit të formularit A-3, që pritet të shpallet pas mbylljes së regjistrimeve përfundimtare në universitete. Lidhur me këto konfirmohet se janë identifikuar rreth 1354 vende, që nuk janë klasifikuar si preferenca të zgjedhura nga maturantet gjatë plotësimit të formularit A-2, të cilat mund të jenë kontingjent për formularin A-3.
Plotësimi i vendeve bosh
Sipas afateve të vendosura, ditën e nesërme pritet të bëhet publike lista zyrtare e fituesve përfundimtarë në universitete. Gjatë kësaj faze vendet e mbetura bosh pas mbylljes së regjistrimeve paraprake do të plotësohen me të tjetër fitues. Fillimisht APRIAL-i ka kontrolluar listat e fituesve aktualë, të cilët në saje të preferencave të përzgjedhura në A-2 dhe kuotave të mbetura bosh do të mund të shpallen fitues në një tjetër preferencë më të lartë krahasuar me degën ku u shpallën fitues në fazën e parë. Lëvizja e preferencave nga më e ulëta deri tek ajo më e larta po bëhet sërish nëpërmjet sistemit kompjuterik. Pas rregullimit të këtyre preferencave vendet që rezultojnë sërish bosh do të mbulohen nga kandidatë të tjerë që ndodhen më pranë vijës së hequr për fituesit e fazës së parë. Shpallja e fituesve të rinj do të bëhet ditën e nesërme, ndërkohë do të vijojnë regjistrimet definitive në fakultete. Nëse edhe pas këtij raundi do të ketë sërish shumë vende bosh, është menduar t’u jepet edhe një shans i tretë maturantëve dhe për këtë do të hartohet një tjetër formular preferencash, ai A-3, pjesë e të cilit do të jenë vetëm programet studimore që rezultojnë të kenë një numër të lartë kuotash të parealizuara edhe gjatë mbylljes së fazës përfundimtare. Megjithatë, e gjithë kjo procedurë do të zbardhet nga Ministria e Arsimit pas mbylljes së regjistrimeve përfundimtare