Universitetet Tafaj Kuotat bosh behen zero

Ministria e Arsimit pranon se në më shumë se 7 fakultete të Universitetit të Tiranës, të cilësuara si elitare për nga kërkesat, kanë mbetur rreth 60 vende bosh. Por sipas Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj, këto kuota nuk do të plotësohen me studentë, pasi procedurat e regjistrimit do të zgjasnin me muaj për shkak të formularëve të ndryshëm, ndërkohë që viti akademik ka startuar tashmë.
"Në rast se ne do të hapim dhe njëherë sistemin për 59 kuota bosh ne mund të vazhdojmë dhe për 6 muaj. Sepse 59 lëvizin nga një degë, pastaj nga dega tjetër dhe është pa fund. Dhe vjet ne kemi nërë të njëjtën praktikë, po ne kemi shpërndarë të gjitha kuotat, 3604 më duket, që ishin kuota bosh dhe unë uroj që të mos ngelet asnjë kuotë boshe", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.
Përsa u përket kuotave për transferim nga një universitetet në tjetrin, ato do të jenë vetëm 100 për Universitetin e Tiranës, pavarsisht se kërkesat e rektorit Dhori Kule një ditë më parë ishin për rreth 239 të tilla. Ministri Tafaj ndërkohë ka reaguar edhe për reformën e financimit, duke u shprehur se do të ndiqet një model britanik dhe se universistetet publike do të jenë aktorët kryesorë në këtë proces. Këto deklarata u bënë gjatë inagurimit të disa laboratorëve në fakultetin e shkencave të natyrës, me financim të Bankës Botërore. Vlera e investimit kap shifrën e 1,4 milionë dollarëve.
Edlira Sulejmani