E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Liverpulit ne mbrojtje te Suarez

Trajneri i Liverpulit, Kenny Dalglish ka marrë në mbrojtje sulmuesin e tij Luis Suarez, i cili akuzohet për fyerje me baza raciste ndaj mbrojtësit të Manchester United Patrice Evra. Dy futbollistët u përplasën verbalisht në ndeshjen e fundit të kampionatit anglez, ndërsa sipas mediave lokale, Suarez përdori fjalë diskriminuese në dëm të kundërshtarit të tij. 

Por, pas përgënjeshtrimit të sulmuesit uruguajan ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të tij, i cili ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. ‘E vetmja gjë që mund të them është se nuk ka asgjë të vërtetë te ato që shkruhen apo thuhen. Unë i besoj Suarez dhe i gjithë klubi e mbështet atë. Nuk ka patur asnjë fyerje raciste”, ka bërë të ditur Daglish. Liga Angleze e Futbollit ka nisur një hetim në drejtim të Luis Suarez, i cili rrezikon njjë pezullim të gjatë nëse gjithacka vërtetohet. Por përtej këtyre problemeve, Liverpul është i përqëndruar te ndeshja e ardhshme e Premier Ligës.

Skuadra e Daglish do të presë në shtëpi Norwich, një ndeshje që sipas teknikut duhet fituar për të ruajtur ecurinë positive të javëve të fundit. Pas tetë ndeshjeve të para të këtij sezoni Liverpuli renditet në vendin e pestë të klasifikimit me 14 pikë, 8 më pak se kryesuesit e Manchester City.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›