E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjet qeveria miratoi 4640 kuota kryesore

Numri i kuotave te miratuara nga Keshilli i Ministrave per vitin akademik 2007-2008, ishte 4640 ne Universitetin e Tiranes. Keshtu, vihet re se sivjet ka pasur shtim te numrit te kuotave, disa prej te cilave kane shkuar ne favor te studenteve qe vijne nga trojet. Debati gjate vitit te kaluar ishte i ashper. Rektoret kerkuan qe te mos kishte me dege te liberalizuara, per shkak te mungesave ne staf pedagogjik dhe ne auditore. Qeveria e mori parasysh pjeserisht nje kerkese te tille, duke hequr deget e pa limituara, por jo numrin e kuotave te limituara. Me gjithe kundershtimet e herepashershme te rektoreve te pothuaj te gjitha universiteteve te vendit, edhe gjate ketij viti akademik, do te kete dege te liberalizuara. Jane 32 te tilla, ku kandidatet per studente kane mundur te aplikonin pa u regjistruar ne formularin A2. Me shume ka kundershtuar rektori i Universitetit te Tiranes, te cilit iu plotesua kerkesa, sepse ne kete universitet, te gjitha kuotat ishin te limituara. Sivjet, rektori i UT-se, Dhori Kule, ka kerkuar kuota me te larta ne numer edhe per sistemin part-time. Numri i tyre eshte 850, ndersa per disa dege eshte propozuar qe pranimet te jene pa limit.
Ne gusht vendos Keshilli i Ministrave
Pasi universitetet propozojne numrin e kuotave te pranimit per studentet me kohe te plote, te pjesshme dhe per trojet, propozimi i dergohet Ministrise se Arsimit dhe te Shkences. Specialistet e kesaj te fundit shqyrtojne propozimet e universiteteve, duke bere korrigjimet perkatese. Pasi faza e shqyrtimit perfundon, MASH i dergon Keshillit te Ministrave propozimin per numrin e kuotave. Gjate viteve te kaluara, vendimi per numrin e pranimeve ne universitete, tarifat e shkollimit dhe detajet e tjera, kane dale ne fund te korrikut, ose ne gusht. Keshtu, maturanteve s'u mbetet gje tjeter vecse te mesojne sa me shume. Fati i shume prej tyre varet nga numri i kuotave te pranimit qe do te vendose Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Megjithate, praktika e viteve te tjera ka treguar se ka pasur mjaft pranimeve edhe si rezultat i vendeve te ngelura bosh.
Kule kerkon te pakten 200 pedagoge
Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, ka kerkuar dje punesimin e te pakten 200 pedagogeve. Sipas tij, fluksi ne rritje i studenteve qe do te pranohen ne vitin e ardhshem akademik 2008-2009 ne Universitetin e Tiranes, kerkon minimalisht shtimin deri ne 200 te pedagogeve. Ai nuk duket aspak pesimist ne lidhje me pergjigjen qe do t'i jepet kerkeses se tij. Sipas rektorit Kule, "vendimi i qeverise per shtimin deri ne 400 te numrit te pedagogeve do ta zgjidhe problemin e stafit akademik". Rektori deklaroi dje se Universiteti i Tiranes, duke mos pasur mundesi plotesimi me pedagoge te brendshem, ka gjithsej 950 pedagoge te jashtem. Keshtu, ai tha se eshte i mendimit se shtimi i ketij numri pedagogesh do te permiresonte raportin student-pedagog ne Universitetin e Tiranes si dhe nivelin e mesimdhenies e te mesim-nxenies.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›