E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, maturantët të jenë kalues në provime

Tiranë- Edhe pse ka qenë e përcaktuar që në fillim, ministria e Arsimit dhe Shkencës ka qartësuar edhe njëherë gjithë të interesuarit për të vijiar një shkollë të lartë.

Ata që kanë të drejtë të vijojnë garën duhet të jenë kalues në të 4 provimet e Maturës Shtetërore. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët-kandidatë për në Institucionet publike të Arsimit të Lartë se mund të vazhdojnë konkurrimin për në këto institucione vetëm ata kandidatë që kanë arritur të marrin rezultate kaluese në secilin nga të katër provimet e Maturës Shtetërore”- thanë burimet zyratre të ministrisë.

Pra maturantët duhet të jenë kalues në Gjuhë-Letërsi (D1), Matematikë (D2), Provimi i parë me zgjedhje (Z1) dhe Provimi i Dytë me zgjedhje (Z2).

“Kjo vlen dhe për maturantët-kandidatë në ato programe studimi ku pranimi bëhet me konkurs”- sqarojnë të njëjtat burime.

Ndërkohë maturantët duhet të presin publikimin e Librit të Transparencës me të gjitha rezultatet e tyre, e më pas renditjen që do të bëhet për degët në të cilat ata do të shpallen fitues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›