Jeremic: BE, jo kushtezim Serbise
Ministri i Puneve te Jashtme te Serbise, Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbia do te refuzoje hyrjen ne Bashkimin Evropian nese kjo kushtezohet me njohjen e pavaresise se Kosoves. Ne nje interviste per BBC, Jeremic ka thene se Beogradi shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves e konsideron "ilegale" dhe se Serbia do te vazhdoje me te gjitha mjetet e politike e juridike te "mbroje integritetin territorial". "Nuk pres qe BE te kushtezoje perspektiven evropiane me njohjen e Kosoves", eshte shprehur Jeremic. "Do te themi jo", nese Kosova do te jete kusht, ka thene ai.