Universitetet, mirënjohje privatëve
Erion Veliaj
Ngritja e universiteteve të pavarura dhe përmirësimi i tyre i vazhdueshëm, këtij realiteti të ri iluminues në këtë kohë të errët tranzicioni të pafund, është padyshim sihariqi më shpresëdhënës se; së pari Shqipëria nuk ka vdekur, se errësira kurrë nuk mundet ta nxijë dritën. Përmes përpjekjesh mbinjerëzore tranzicionale, Shqipëria po formëson institucionet e ekonomisë së dijes e po krijon kapitalin njerëzor që aq shumë i duhet shpresave për një Shqipëri të zhvilluar evropiane. E për këtë, ju rrahim shpatullat të gjithë sipërmarrësve të përkushtuar në fushën e arsimit privat. G99-ën e re, e lidhin dhjetëra arsye me universitetet e reja; vërsnikëria, përmbajtja e re, forma e re, idetë e reja, provokimi i debatit publik, energjitë e pafundme, vullneti i pashtershëm për ndryshim e mospajtimi me të vjetrën e lodhshme tash 17 vjet edhe në fushën e arsimit. Si universitete të pavarura me sipërmarrje private, ju besoni padyshim tek një ‘shoqëri e pronës’, por unë besoj që shoqëria jonë mund të jetë edhe më shumë se kaq, një ‘shoqëri e mundësive’, mundësive për arsim, punë dhe kësisoj një jetë dinjitoze. Sot është e gjithëpranuar ideja se ‘punët e së ardhmes’ kërkojnë në mënyrë mandatore arsim të lartë.
Sot ju jemi mirënjohës gjithashtu për ndalimin e hemorragjisë së burimeve njerëzore ,duke mbajtur në Shqipëri talentin mësim-nxënës dhe mësimdhënës të këtij vendi dhe investimin e paçmuar financiar e intelektual në rritjen e kapitalit social të Republikës sonë. Një i ri i keqarsimuar është një i ri i humbur. Dhe falë punës suaj, është rizgjuar besimi se çdo i ri mund të mësojë, pavarësisht kuotave, prejardhjes, njohjeve personale e njëqind e kusur sikleteve që e bënin arsimin e lartë një ‘horizont të pakapshëm’ për shumicën e qytetarëve.
Natyrshëm, ky sukses nuk vjen kaq pa stres. Thyerja e monopolit të qeverisë mbi arsimin dhe fundosja e tolerancës për mediokritetin akademik sigurisht që trazojnë strukturat e një qeverisjeje aspak mëndjehapur. Shpesh universiteti publik – me kontroll shtetëror – është një geto arsimore, vlera e të cilës zbehet ndjeshëm krahasuar me arritjet tuaja. E kjo krijon një ‘garë’ të pandershme, e hera herës e bën shtetin antagonist të sipërmarrjeve tuaja nëpërmjet sanksioneve financiare ndaj jush apo dumping-ut studentor tek publiku, ku ‘arsimi për të gjithë’ shpesh është ‘arsim i keq për të gjithë’.
Sot, na vyen një konsensus i ri për ta bërë arsimin një prioritet, mes një sistemi që inkurajon novacionin, iniciativën personale dhe arsimimin universitar përgjatë gjithë jetës së një njeriu e jo veç në lule të rinisë.
Maksima e Linkolnit se do të bëjmë kolektivisht, përmes qeverisë sonë, vetëm ato gjëra që nuk mund t’i bëjmë dot aq mirë apo fare individualisht ose privatisht është mëse e goditur për realitetin tonë. E thënë troç, duhet të udhëhiqemi nga çfarë funksionon e jep rezultat – sipërmarrjet tuaja janë dëshmia më e mirë për këtë. Shteti duhet të konsiderojë konceptet e granteve, kreditë me interes të ulët, zbritjen nga taksat të shpenzimeve për arsimin, por dhe një lloj disipline rigoroze për cilësinë akademike të ofruesve të arsimit. ‘Masakra’ ndaj universiteteve private në Kosovë, kërkon diskutim nëse ka ardhur dhe në Shqipëri koha për të qartësuar përmes një akreditimi serioz cilët formojnë shqiptarët e të ardhmes e cilët janë shaptilografë diplomash.
Sot më tepër se kurrë Shqipëria kishte nevojë për ju lajmëtarë të së ardhmes; të etjes për dijen që na mundëson të gjithëve të gjejmë kurajë se një gjeneratë e re e shqiptarëve evropianë nuk është larg. Dhe ju u shfaqët. Do ju jemi pranë. Udhë të mbarë të gjithëve e jam i bindur se bashke do t’ia dalim.