Orkestra në panik e politikës së vjetër
Sajmir Tahiri
Ka tashmë disa kohë që një grup njerëzish, aktivë në politikë, gazetari ...analizë dhe disa të tjerë aktivë në të dyja bashkë, mbushin hapësirat e opinionit publik me opinione apo fletushka të porositura kujdesshëm për të bërë opozitën dashakeqe të opozitës me shpresën diku për t’u vënë re e diku me shpresën tinëzare për të përfituar ca vota. Janë përfshirë në këtë orkestër akuzash e insinuatash të pavërteta disa personalitete të respektuara e disa të tjerë më pak të respektuar, të parët sepse duket kanë humbur kursin logjik mbi politikën, e të dytët sepse kështu në të kaluarën e po kështu dhe sot, hanë e pinë nga qyli i “pronarëve” politikë për të mbushur rreshtat e gazetave.
Është pak por e arsyeshme të thuash se të parët i kanë bërë llogaritë gabim, ndërkohë që të dytët, mëditësit me pagesë, vetëm një llogari kanë, edhe atë të thjeshtë fare, e dinë ta bëjnë mirë kushdo qoftë padroni i radhës. Akuzat janë po ato; PS-ja nuk po bën opozitë agresive, Rama ka bërë një marrëveshje me Berishën, autoritarizëm, shitje interesash opozitare, përgjumje, mungesë iniciative e plot të tjera nga këto. Jo vetëm kaq, por ka edhe disa të tjerë që kanë të njëjtin zell sot kur përpiqen të pështyjnë mbi performancën e Bashkisë të Tiranës, një pjatë me lëvdata që po me të njëjtin zell e kanë mbushur për gjithë këto vite rresht e po kështu bënë edhe jo më larg se një vit më parë gjatë zgjedhjeve vendore. Më e pakta që mund të thuhet për këta njerëz është keqardhja pse po përdoren si kamikazë për një kauzë që nuk është e tyrja, e për më tepër duket edhe e humbur.
Të gjithë bashkë, kush më shumë e kush më pak, kush pse ashtu e beson të vërtetën e tij e kush pse ashtu ia kanë thënë e kaq, luajnë të njëjtën muzikë, tërësisht të stonuar me realitetin e qytetarëve. Disa janë bërë përsëritës deri në dhimbje, duke stërholluar argumentin mbi të njëjtin bosht, e disa të tjerë qesharak deri në absurd, këndojnë kasetën e prishur që u kanë dhënë. Fatkeqësisht, hiç gjë nuk do të ndryshonte në qoftë se të njëjtën këngë sharjesh, përbaltjesh, akuzash, shpifjesh e fantazive konspirative do ta dëgjonim edhe nga kori i maxhorancës në pushtet, apo sikur të njëjtën orkestër me të njëjtën këngë ta porosiste dirigjenti më i paaftë i vendit, Sali Berisha. Përpjekja për të gjetur problem edhe aty ku nuk ka, përlyerja e çdo iniciative me llumin e shpifjeve, përpjekja për të parë pas çdo bashkëpunimi parimor ndërmjet opozitës dhe maxhorancës përralla me koncesione konspirative, si dhe përpjekja për të përbaltur edhe sukseset e certifikuara tashmë, janë vetëm shfaqja e radhës e një mentaliteti që fatkeqësisht u prodhua nga politika e vjetër, e po kaq fatkeqësisht mbahet në këmbë nga politika e vjetër që nuk ndryshon dot të bëhet e re.
Afërmendsh i janë futur kësaj valleje për të fituar do vota sepse nuk dinë si të bëjnë ndryshe. Por kjo është dëshmia më e mirë që njëkohësisht dëshmon se aksioni i PS-së dhe mënyra tërësisht ndryshe për të bërë opozitë shqetëson jo pak por të gjithë ata që urtë ose duke bërtitur, nuk kanë gjetur dot as vizionin dhe as vullnetin për të ndryshuar këtë vend. E në mungesë të kësaj, janë të gatshëm të gjuajnë me gurë të gjithë ata, që mundohen të bëjnë çfarë duhet.
Në fakt, e vërteta është tërësisht ndryshe, jo sepse ka të tjerë njerëz që e mendojnë ndryshe, por sepse shqiptarët nuk janë bidona. Arrijnë të dallojnë mercenarin e rregullt që të njëjtat fjalë i ka përdorur kundër Berishës, kundër Nanos, kundër Metës e sot meqë ia do puna e xhepi, kundër Ramës. Shqiptarët tashmë i njohin me erë ata që rreshtat dhe vrerin i përdorin si pushkë pa tytë ndaj kujtdo që i del përpara, mjafton pronari me lekë e pushtet ta kërkojë.
Po njëlloj, nuk ka të madh e të vogël të besojë ata “afro - politikanë” që deri dje bënin propagandë me posterin e Edi Ramës në ballë dhe arritjet e Bashkisë së Tiranës si të vetmen platformë politike, e sot janë gati të shpifin e akuzojnë edhe për trafikun, edhe për ndotjen e mjedisit, edhe për ujin, edhe për dritat, edhe për turizmin, edhe për shirat e për shumë të tjera. Nuk ka njeri sot që të besojë rreshta të sponsorizuara apo shkrime inati, sepse të gjithë e dimë se për të fituar zgjedhjet e për të bindur elektoratin nuk mjafton të shpifësh e të hedhësh baltë mbi të tjerët, por duhet të jesh i aftë të dëgjosh, të mbash shënim e gjesh vullnetin të propozosh zgjidhjet që politika e vjetër e 17 viteve, përfshirë edhe sërën e disa prej artikullshkruesve apo qoftë porositësve, nuk kanë mundur dot të bëjnë. E ne të gjithë arrijmë të kuptojmë se pikërisht nga pamundësia për të bërë atë që duhet, këta bëjnë atë që nuk duhet, më të thjeshtën, t’i fusin shkopin nën rrota atij që mundet, që di, që ka vullnet dhe vizion për ta bërë realitet.
“Dialog me Shqipërinë” ka shkundur nga themelet mënyrën e të bërit politikë, e këtë dallim nuk e bëjnë dot “çunat e Tironës” nga kafenetë e “Bllokut” apo nga zyrat e partisë, por mund ta bëjnë qytetarët, që si asnjëherë më parë në këto 17 vjet kanë parë “politikanin në version qytetar” t’u shkojë tek dera e shtëpisë për të mbajtur shënim çfarë shkon mbrapsht e çfarë duhet ndrequr. E sa për sqarim për kë është ngatërruar duke u mjaftuar vetëm duke parë lajmet, “Dialog me Shqipërinë” nuk është vetëm një nismë ekskluzive e kryetarit të PS-së. Përkundrazi, kemi shkuar në çdo komunë e bashki të gjithë, burra e gra, të rinj e të vjetër, të njohur e të panjohur. E për kënaqësi të shembullit, unë vetë kam shkuar deri në Malishovë për të takuar vetëm katër banorë të atij fshati të harruar nga bota, ku edhe mushka donte tre orë rrugë të lodhshme nga rruga e makinës për të arritur në fshat. Kam shkuar edhe në Grykë Çaje të Kukësit dhe banorët e këtyre zonave më shumë se llomotitjet e Tiranës, kërkojnë ca gjëra fare elementare, ushqim, arsim, spital, bujqësi etj., etj. E po kështu, kanë shkuar nga Vermoshi në Konispol të gjithë kolegët e mi në PS. E gjithë kjo sepse në fakt, “Dialog me Shqipërinë” nuk është as një iniciativë ekskluzive e PS-së, por është produkt i një vetëdije të brendshme që mishëron të gjithë filozofinë e ekzistencës në politikë, domosdoshmërinë për të takuar e folur me shqiptarët që Tirana zyrtare i ka harruar me kohë. Asgjë nga kjo që bëjmë ne në PS sot nuk është ekskluzive, ne thjesht kemi vullnetin që nuk e kanë të tjerët për ta bërë realitet këtë lloj politike.
Si asnjëherë më parë, një parti po vrapon për të mbajtur frymën tek fermeri i komunës më të fundit që sheh tokën t’i thahet se nuk ka ujë, te spitali që ka të sëmurë të pashëruar e të destinuar të mbeten të tillë sepse nuk ka ilaçe, te shkolla e rrënuar e fshatit apo qytetit ku shiu, era dhe tani dielli përvëlues rëndon kokat e kalamajve në mungesë të çatisë, ndërkohë që nxënësit e tjerë presin turnin e dytë dhe të tretë për të bërë mësim se nuk ka as klasa, tek ata minatorë që ende kanë mbetur gjallë nga skëterra e vdekjes që i kërcënon përditë, te peshkatarët që kanë nxjerrë kallamat se peshkarexhat nuk kanë karburant, tek burrat e gratë e punësuar në ARMO që janë në prag të divorceve kolektive për të mbajtur frymën gjallë. Tek banorët që mbushin listat e borxhit për të siguruar jetesën e ditës, tek banorët e Gërdecit që post-tragjedinë e shpërthimit qeveria po ia bën edhe më të vështirë e deri tek emigrantët e Greqisë dhe Italisë, që të harruar nga qeveria rropaten andej për të ndihmuar këta këtej.
E nuk do shumë mend të konkludosh se ky udhëtim është historik për realitetin tonë politik, duke shënuar jo vetëm përpjekjen e parë për të gjetur hallet dhe problemet e qytetarëve atje ku lindin, por edhe sepse shënon një standard politik minimum, i cili tani e tutje do mund të kthehet në një praktikë të detyrueshme për këdo që do të guxojë të kërkojë mbështetjen elektorale të qytetarëve. Nuk do shumë mend për ata qytetarë të këtij vendi që në 17 vjet kanë parë lloj-lloj kafshësh politike që me lloj-lloj premtimesh e fantazish kanë vjedhur votën e tyre. Sot e kanë farë të thjeshtë të bëjnë dallimin me aksionin e PS-së që është ngjizur e realizohet bashkë me ta për hir të interesave të tyre. Ndërsa kokat e rënda nga qyteti, që kanë aq shumë sa t’ua shesin edhe të tjerëve, e kanë të vështirë të hedhin sytë atje ku është Shqipëria e vërtetë, natyrisht përtej interesave të tyre ngushtësisht politike, e të dallojnë siç duhet këtë aksion kaq thelbësor e njëkohësisht kaq të thjeshtë.
Në këtë panik shterpë, politika e vjetër e zhurmës do vazhdojë të bërtasë më fort, por vetëm për konsum të brendshëm që të dëgjojnë njëri-tjetrin sepse shqiptarët tashmë dinë çfarë të dëgjojnë, e nuk kanë më kohë të humbasin me kasetat e parapërgatitura nga magazinat e politikës së vjetër.