E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta Xhacka ne funksionin e Meduzes se PS-se

12-10-2010 / Nga Shqipe Xoxi

Rikthimi i Olta Xhackes perpara kamerave na qetesoi te gjitheve ndash d.m.th neve te gjinise femerore ndash qe e ndjekim karrieren e saj qe prej momentit kur hyri ne star-system-in shqiptar si nusja e firmes piramidale Gjallica dhe me tej pas arratisjes ne Amerike ku filloi studimet bashke me jetimin Jon Veliaj per tu rikthyer me pas ne gjirin e parise meme socialiste. Per te thene te verteten na mungonte prezenca e saj fotozhenike na mungonin ricat zift te perdredhura me aq kompleksitet na mungonin te pavertetat e medha. Kureshtare te karaktereve njerezore figura e politikanes se re Olta Xhacka terheq me shume sec thith magneti nje cope llamarine kombinati. E veshur me te zeza si per varrim ajo akuzoi pa iu dridhur qerpiku i lepire bukur Ministren e Integrimit Znj. Bregu. Fjalet e saj dilnin si bresheri kallashnikovi te zhbjelluar nga buzet e trasha gjak. Ndjell xhelozi ne haremin e Rames pasi ajo rrezaton naivitet te theksuar perkundrejt spektaklit politik. I panjohur me kulisat e nje partie qe seksin tjeter e ka paradigme te Lenka Cukos ajo shkeli pasqyren ku ishin pare ne te kaluaren Vali Leskaj Arta Dade e Ermelinda Meksi. Olta Xhacka perfaqeson sot ne parti revolucionin roze ku orbita e forumit te gruas socialiste ka ndryshuar thellesisht imazh.
Sot forumi i gruas socialiste perfaqesohet publikisht ne grafikun e perditshem te komunikatave nga Felaj Kodheli Seseri Armela por tek e majta nuk mund te mungonte nje perfaqesuese e denje e seksit te kundert me hiret e Olta Xhackes e denje jo vetem si e hijshme por edhe si e paafte.
Gjithashtu po te besh nje sondazh publik sesa interesohen njerezit per akuzat e Oltes ka shume mundesi qe sondazhi te marre nje udhe tjeter meqe pjesa me e madhe do te jepte komplimente per dekoltene dhe jo per akuzat. Jo te gjithe e njohin back-groundin e saj publik pasi eshte shume e veshtire ta kodifikosh ate me shkalle vleresimi te rregullt. Olta Xhacka hyn ne parregullsite e politikes per vete faktin se ajo mbetet nje investim personal i Edi Rames. Perpara Rames Olta ishte vecse nje aktiviste e thjeshte e organizates majtiste Mjaft. Ajo i shpetoi destinit deshtues duke mos u angazhuar ne ish-G99 e Velise pasi intuita e saj gjahtare e kuptoi heret se adhurimi i saj do te ishte me i frytshem nese do te afrohej me PS-ne.
Kete intuite sic duket e ka gjenetike duke qene se ajo eshte mbesa e patriarkut marksist Servet Pellumbi. Patronazhi i gjyshit ishte i dukshem ne ardhjen e saj ne seline ylberiste edhe pse ajo nuk ishte gjithsesi aq marksiste sa profesor Serveti. Maksimumi i saj ishte nje lufte klasash pop ku arma e vetme mbetej vrasja virtuale e asaj qe mediet anglo-saksone e quajne character assassination aty ku ne tavoline shkaterrohet imazhi publik e politik permes konferencave per shtyp.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›