Universitetet publike, studentët protestë kundër TOEFL-it

Studentet e universiteteve publike protestojnë para Ministrisë së Arsimit, kundër provimit të detyrueshëm të TOEFL-it, si kusht per diplomimin në universitetet shqiptare. Sipas tyre një qasje e tillë sjell përcmimin e gjuhës shqipe, si gjuhë e paaftë dhe cënimin e njohjes së gjuhëve të tjera të huaja. Njëkohësisht studentët shtojnë, se ky kusht shtrëngon studentët me të ardhura të ngushta familjare, duke nxjerrë shuma të konsiderueshme për testimin sipas rregullave të këtyre teksteve.
Studentët shtojnë se nëse kërkesa e tyre do marrë një përgjigje negative nga Ministria, protesta e tyre do ketë një përshkallëzim të mëtejshëm.