E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba për plehrat, kreu i bashkisë së Rrogozhinës: e Padrejtë

Pas ndëshkimit të bashkisë së Rrogozhinës nga inspektorët e mjedisit me gjobë, si pasojë e mbetjeve urbane ka ardhur menjëherë edhe reagimi i bashkisë së këtij qyteti. Nënkryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Izet Greca nuk e pranon këtë ndëshkim me gjobë, pasi sipas tij puna e këtij institucioni është penguar vazhdimisht nga hedhja pa kriter e mbetejeve urbane në të njëjtin vendgrumbullim nga disa bashki të tjera dhe komuna përreth.
Agjensia rajonale e mjedisit e ka ndëshkuar me gjobë bashkinë e Rrogozhinës për ndotjen e mjedisit nga fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane në buzë të lumit Shkumbin. Pas monitorimit disaditor në muajin shtator e tetor, ka rezultuar sipas specialistëve të kësaj agjensie se ndotja ka qenë shqetësuese. Për këtë arsye, masa ndëshkimore ka qenë me 5 milione lekë të vjetra. Ndërkohë, banoret e Rrogozhinës dhe komunave të nënprefektures së Lushnjes si Tërbufi dhe Dushku vuanin djegien e plehrave në mënyrë të vazhduershme prej kohësh.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›