E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmet Pasha: Tronditje, por dhe lumturi në jetën time 40 vjeçare skenike

Aktori i 90 roleve rrëfen vitet e jetës artistike pranë Teatrit Kombëtar

Ka 40 vjet që interpreton në skenë e Teatrit Kombëtar, duke u bërë një prej emrave më të njohur dhe më të dashur për publikun, i cili gjithmonë e ka vlerësuar për atë që ai ka sjellë para tij. Aktori i madh i skenës shqiptare Ahmet Pasha është artisti, i cili në intervistën

e dhënë për gazetën tregon mbi rolet e shumta që ka interpretuar në teatër përgjatë katër dekadave, shumë prej të cilave vazhdojnë që të mbeten të dashura për publikun dhe sot e kësaj dite. Gjithashtu në vijim të kësaj interviste ai trajton problemet e sotme të teatrit shqiptar, e veç të tjerash aktori i njohur flet dhe për brezin e ri të aktorëve, të cilët sipas tij duhet që të luftojnë më shumë për të ndërtuar jetën e tyre artistike. Unë nuk nguroj të them, që ai brez që kam gjetur unë në teatër ka qenë brezi i idealistëve, sepse kanë punuar shumë në teatër dhe kanë pasur një orar pune. Në atë kohë qëndronte dhe shprehja, që më shumë rrimë në teatër se sa me familjet tona, përveç kësaj në atë kohë kishe një rrogë të caktuar sa për të mbajtur familjen dhe asgjë më tepër. Megjithëse kanë qenë këto kushte, këto kondita të disfavorshme në atë kohë ka pasur regjisorë dhe aktorë shumë të mirë, ku janë vënë në skenë dhe drama shumë të mira, tregon aktori Pasha. Për brezin e ri të aktorëve aktori Ahmet Pasha pohon se sot ata duhet të kërkojmë forma të tjera, që të aktivizohen sa më shumë në skenën teatrore. Edhe ata që mbarojnë nga rrethet duan të punësohen këtu, por kjo është një zgjidhje e gabuar. Të rinjtë duhet të punojnë shumë dhe të luftojnë shumë, por jo të luftojnë teatrin duke folur kundër tij, por të luftojnë atje ku duhet luftuar në dikastere, në shtet, atje ku ka organizma që të krijohet një infrastrukturë më e madhe  teatrore dhe të kërkojnë mundësi që të hapen teatro të reja, kompani qofshin këto shtetërore apo private, në këtë drejtim ata duhet të luftojnë shumë, sepse unë shikoj që e gjithë lufta është e përqendruar në Tiranë, pohon ai. Së fundi aktori po prezantohet para publikut me veprën Darka e gabuar shkruar nga Ismail Kadare, e cila është dramatizuar për ardhur në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjisori Fatos Haxhiraj. Premiera teatrore tashmë po prezantohet me sukses për publikun në skenë,duke sjellë dhe interpretimin e shkëlqyer të aktorëve, ku mes tyre është dhe aktori Ahmet Pasha. 

-Teatri Kombëtar mbërrin në 65 vjetorin e krijimit të tij. Si e shikoni sot këtë institucion?
Unë nuk mund të përqendrohem se si është teatri sot, por kur themi se janë 65 vjet teatër, kam parasysh të gjithë krijimtarinë e teatrit, të gjithë punën e tij të gjithë mundin e tij, që nga momenti që ai është krijuar dhe deri më sot. Pra në këtë vlerësim përfshihet e gjithë kjo distancë kohore, që është 65 vjeçare dhe po të gjykojmë në këtë periudhë dhe të marrim traditën e shumë teatrove të tjera në botë, nuk është dhe shumë, pasi janë vetëm 65 vjet. Sot ka teatro në botë, që janë me qindra vjeçarë. Unë them se gjatë kësaj periudhe teatri jonë ka bërë shumë, sepse kanë qenë disa komponentë që i kanë sugjeruar këto rezultate. Do të thosha që komponenti i parë ka qenë trupa e aktorëve, që nga momenti që unë kam hyrë në teatër, ne i kemi dhënë shpirtin dhe jetë monologut, dialogut të shfaqjeve dhe që këtu teatri jonë ka pasur vlera të mëdha aktoreske. Nuk po i përmend me emra, sepse janë aq shumë, por ajo që ka qenë interesante për këtë grup të madh aktorësh, është se secili aktor ka qenë një teatër më vete, një dramë më vete dhe një regjisori më vete. Aktorët kanë qenë të shumëllojshëm, të natyrave dhe të karaktereve të ndryshme, të cilët krijonin lehtësira shumë të mëdha, si për ata që paraqisnin dramën dhe sidomos për regjisurën, sepse një nga momentet më të vështira të saj ka qenë në gjetjen e aktorit. Kjo ka vazhduar për një kohë goxha të gjatë deri para shumë vitesh kur përzgjedhja e aktorëve bëhej nga drejtuesit e institucionit. Pra një aktor që do të futej në teatër, e shikonte një komision, e shikonte në shkollë, pra përzgjedhja në atë kohë bëhej në bazë të kërkesave që kishte teatri dhe nevojave që kishte ai. Pra merreshin ata aktorë që dinin të zinin vendin bosh të një aktori tjetër dhe gjithmonë kërkohej të zgjidhej një aktor, i cili do ta plotësonte këtë boshllëk. Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë deri në momentin kur tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe zgjedhja nuk bëhet më nga tetari, por më shumë janë me urdhër nga lart, nga dikastere që merren me këto emërime këto vitet e fundit.

-Keni shumë vite, dekada që interpretoni në skenën teatrore. Si nisi karriera juaj në teatër?
Në momentin që mbarova shkollën, unë mendova se dija gjithçka për teatrin dhe për aktrimin, që në momentin që unë u ballafaqova me këtë teatër, pashë se kisha shumë për të mësuar. Në Akademinë e Arteve që e kisha mbaruar në atë kohë, megjithëse unë kisha marrë leksione nga pedagogë të mëdhenj, kuptova që shkolla ishte vetëm një kurs dhe shkolla e madhe ishte vetë teatrit. Kur unë erdha këtu po përgatiteshin për shfaqjen Arturo Ui, ku mu ofrua një rol shumë i rëndësishëm. Aty duke u ballafaquar me këtë realitete kuptova që më dilte përpara një punë shumë e vështirë, ku duhej të përvishje mirë llërët nëse doje të bëje diçka në këtë teatër të madh dhe të fuqishëm si ai ishte. Kështu ishte dhe hapi i parë, më pas erdhën dhe role të tjera. Mbaj mend që roli i parë ka qenë tek një dramë e Sheri Mitës Një dimër i shkurtër, me regjisor Dhimitër Pecanin. Ajo ishte një dramë që tregonte një temë shoqërore dhe sociale në të njëjtën kohë. Në vepër flitej për një çift, ku për shkak të thashethemeve krijohet një e çarë mes tyre dhe ajo ishte në atë kohë një dramë shumë interesante. Trajtimi i saj për atë kohë mund të ishte dhe modern, si nga ana skenografike që ishte ndryshe me disa podiume rrethore, pra ishte diçka e re për kohën. Më pas erdhën dhe role të tjera. Mua më dha një rol tjetër që ishte shumë i rëndësishëm dhe me një përgjegjësi shumë të madhe  tek vepra Drita shkruar nga Mimika Luca, ku unë interpretoja Petritin dhe më parë këtë e kishin interpretuar Kujtim Spahivogli si dhe Mario Ashiku, të cilët kanë qenë aktorë shumë të mirë. Më vonë kur ata u larguan dhe shkuan në Akademinë e Arteve si pedagogë mua mu dha ai rol. Në atë kohë ndjeva shumë përgjegjësi, pasi të marrësh atë rol që e kishin interpretuar emra të njohur të skenës nuk është pak, dhe kështu në vijim të karrierës sime si aktor erdhën dhe role të tjera, njëri pas tjetrit. Aktori e ka të vështirë që të flasë për veten e tij mbi rolet se çfarë ka bërë, por unë jam i kënaqur, që në teatër unë kam lozur role që kanë qenë të rëndësishme, role që kanë qenë nëpër shfaqje të ndryshme dhe kjo ka ndodhur kur në teatër kanë qenë aktorë që janë cilësuar si emra të mëdhenj shqiptarë.

-Çfarë mendoni sot për brezin e ri të aktorëve. A janë ata të përkushtuar pas teatrit si ju në kohën tuaj, apo ndoshta këtë e shikojnë më shumë si biznes?
Unë nuk nguroj të them që ai brez që kam gjetur unë në teatër ka qenë brezi i idealistëve, sepse kanë punuar shumë në teatër dhe kanë pasur një orar pune. Në atë kohë qëndronte dhe shprehja, që më shumë rrimë në teatër se sa me familjet tona, përveç kësaj në atë kohë kishe një rrogë të caktuar sa për të mbajtur familjen dhe asgjë më tepër. Megjithëse kanë qenë këto kushte, këto kondita të disfavorshme në atë kohë ka pasur regjisorë dhe aktorë shumë të mirë, ku janë vënë në skenë dhe drama shumë të mira, por pas 74 pati një rënie sa i takon përzgjedhjes në teatër, u vu theksi sidomos tek dramaturgjia shqiptare. Unë jam por dramaturgjisë shqiptare dhe jam pro asaj që dramaturgjia shqipe duhet të jetë në teatër, por natyrisht duke kapur vlera. Pra këta aktorët e skenës kanë punuar me vite e vite të tëra vetëm për ideal, vetëm për të arritur vlera të larta në interpretim pa marrë parasysh se çfarë vlerash ekonomike do të kenë. Tani unë nuk mund të shprehem për aktorët e sotëm të rinj, sepse ka një prirje ku është futur shumë paraja, vlerësimi ekonomik pa të cilën nuk bën dot, madje akoma më shumë duhet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›