Projekti për reduktimin e trafikut
23/01/2009 Unaza e madhe
Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka prezantuar ditën e djeshme projektin e ri për rehabilitimin e unazës së madhe. Zbatimi i këtij projekti synon që të ulë trafikuan e rënduar nëpër rrugët e kryeqytetit, që më 2020-n është parashikuar të rritet deri në masën 80 për qind. Për herë të parë do të kemi qendrën e kontrollit të trafikut, ndërkohë që do të rritet siguria në kryqëzime. "Ky është segmenti më i rëndësishëm, pasi jo vetëm do të garantojë një lëvizshmëri shumë më të madhe në një kryeqytet që është në rritje të vazhdueshme. Do të jemi i pari qytet në Shqipëri që do të kemi një qendër të kontrollit të trafikut. Pra, në këtë kuptim do të hyjë në Evrope", - ka pohuar Rama. Projekti i unazës së madhe ka marrë miratimin paraprak dhe financuesi kryesor do të jetë BERZH-i.