Ekonomiku kërkon 288 kuota
23/01/2009 Masterat pasuniversitar
Rishqyrtohen programet e studimit “master” për shkollën pasuniversitare në Fakultetin e Ekonomisë. Para pak kohësh janë depozituar pranë Ministrisë së Arsimit kuotat e mundshme që ofron shkolla e masterave, ku janë kërkuar që të aprovohen rreth 288 pranime për kandidatët e interesuar. Njëkohësisht janë përcaktuar dhe kriteret që duhet të plotësojnë studentët, si dhe dokumentet që duhen dorëzuar për t’u bërë pjesë e këtyre studimeve. Megjithatë, grupi i ekspertëve në Ministrisë së Arsimit po rishqyrton tarifat vjetore përkatëse që do të ndiqen pas miratimit të këtyre programeve. Pas rishikimit të këtyre tarifave Ministria do të dorëzojë pranë Këshillit të Ministrave projektpropozimet përkatëse për miratim, në mënyrë që të mos vonohet më tej çelja e këtyre për të gjithë kandidatët e interesuar.