Universiteti Bujqësor përcakton datat e provimit për studentët mbetës
Publikohen datat e provimit për studentët që nuk kanë hyrë në sezonin e dimrit. “Digjet” e drejta e studimit për studentët që nuk kanë kryer pagesën e shkollimit
Jonida Tashi
Universiteti Bujqësor i Tiranës publikon datat e provimit për studentët që nuk kanë hyrë në provime në sezonin e dimrit. Drejtuesit e këtij universiteti njoftojnë të gjithë studentët e sistemit të ditës për ciklin e parë të studimeve (DNP) dhe ciklin e dytë të studimeve (DND), të cilët nuk i janë nënshtruar provimeve në datat e sezonit të dimrit, se kanë në dispozicion vetëm këto dy data provimesh, 17 dhe 24 prill.
Tarifa
Datat e mësipërme janë të vlefshme vetëm për studentët që ndjekin studimet në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit pranë Bujqësorit, por drejtuesit e Universitetit Bujqësor kanë vendosur që të krijojnë një sezon shtesë për studentët që nuk i kanë dhënë provimet në sezonin e dimrit. Po sipas njoftimit nga ky universitet, studentët që nuk kanë kryer tarifën e shkollimit, sipas afateve të vendosura nga universiteti, nuk mund të marrin pjesë në provime. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të Universitetit Bujqësor, studentëve të të gjitha sistemeve me kohë të plotë dhe të pjesshme, DNP, DND dhe të sistemit të vjetër, të cilët nuk kanë kryer pagesën e shkollimit brenda datës 20 mars, pranë zyrës së Financës së Universitetit, u hiqet e drejta e vazhdimit të procesit mësimor.
Degët
Përveç studimeve me kohë të plotë dhe të pjesshme në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, gjatë këtij viti akademik është hapur edhe programi i studimit “Inxhinieri agrare”, me pesë profile, që janë: Hortikulturë; Mbrojtja e bimëve; Prodhimi bimor; Zootekni; Akuakulturë. Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme: diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agrare, me profil Hortikulturë; diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agrare, me profil Mbrojtja e bimëve; diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agrare, me profil prodhimi bimor; diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agrare, me profil Zootekni; diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agrare, me profil Akuakulturë. Kurse në përfundim të programit të studimit “Inxhinieri agromjedisi” do të lëshohet diplomë e nivelit të dytë në Inxhinieri agromjedisi. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite. Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit është një tjetër fakultet i Universitetit Bujqësor në të cilin në fillim të vitit akademik janë çelur dy diploma të tjera të nivelit të dytë. Për këto diploma do të zbatohet programi i studimit “Inxhinieri agroushqimore”, me profile: vreshtari-enologji; teknologji agroushqimore. Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme: diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agroushqimore, me profil vreshtari-enologji; diplomë e nivelit të dytë, në inxhinieri agroushqimore, me profil teknologji agroushqimore.
Diplomat e nivelit të dytë
Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit
Programi i studimit “Inxhinieri agrare”, me profile:
Hortikulturë
Mbrojtja e bimëve
Prodhimi bimor
Zootekni
Akuakulturë
Programi i studimit “Inxhinieri agromjedis”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, në Inxhinieri agromjedisi.
3 Prill 2009