Lulet e Kuranit rikthehet në skenën teatrore
Monodrama Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit shkëputur nga novela me të njëjtin titull e shkruar nga autori francez Eric Emmanuel Schmitt, është rikthyer këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar. Protagonist dhe regjisor i kësaj monodrame është aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, i cili pak ditë më parë prezantoi suksesshëm debutimin e tij në teatrin Polihoros të Athinës, me shfaqjen Apologjia e Sokratit.
Me udhëheqës artistik Alfred Bualotin dhe skenografi të Hysni Lokës, shfaqja përcjell në skenën teatrore mesazhin e bashkëjetesës fetare midis një djaloshi hebre dhe një myslimani, njerëz me besime dhe kultura të ndryshme që sillen në harmoni me njëri tjetrin. Për këtë shfaqje Kabashi shkëput disa fjalë të Shmitt që shkruan se: U ndjeva krenar kur mësova se në Izrael, arabët, hebrenjtë dhe të krishterët e mbështetnin përdorimin e Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit si mënyrë për përhapjen e shpresës. "Zoti Ibrahim dhe lulet e K'uranit", është përkthyer prej gjuhës frënge nga Arben Leskaj. Pas katër vitesh punë individuale me këtë vepër, aktori Kabashi e kurorëzoi ëndrrën e tij për t'u shfaqur me një monodramë të re. Autori i kësaj pjese Erik Emanuel Schmitt është një autor francez, me origjinë çifute. Schmitt është një shkrimtar shumë i njohur dhe i suksesshëm në Francë, edhe pse kjo është një pjesë letrare që mund të quhet mini-roman ose novelë është bërë i mundur adaptimi i saj për ta vënë në skenë. Kjo monodramë është vënë në shumë skena të botës, në shumë teatro të njohur të çdo këndi të saj. Vetëm në Gjermani ajo është vënë në skenat e 20 teatrove të ndryshëm. Disa nga shtetet ku kjo pjesë ka pasur sukses janë Amerika, Japonia, Turqia, etj, etj. Kudo ku është shfaqur pjesa ka pasur shumë sukses dhe është mirëpritur. Aktori Mirush kabashi e ka konsideruar një sfidë të dytë për karrierën e tij këtë monodramë, pas suksesit që pati me "Apologjinë e Sokratit". Motivet që kanë e kanë bërë aktorin të vërë në skenë këtë pjesë kanë qenë pikërisht mesazhet njerëzore që ajo përcjell. Monodramën Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit do të shfaqet dhe sot në skenën e Teatrit Kombëtar.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1