E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Tiranës, 200 pedagogë të huaj

 

Plot 200 pedagogë që aktualisht japim mësim në universitetet e huaja do të jenë pjesë e stafeve akademike në fakultetet e Universitetit të Tiranës. Vendimi ka ardhur pas diskutimeve me dekanatet dhe në kuadrin e përmirësimit të mësimdhënies në Universitetin e Tiranës. Kjo është parë me interes nga departamentet e fakulteteve, ndërkohë që shihet pozitivisht edhe nga studentët e Universitetit të Tiranës. Madje, këshillat studentorë disa herë kanë kërkuar që pjesë e stafeve akademike të jenë edhe specialistët e huaj, të cilët vijnë nga universitetet më të njohura dhe mund të sjellin edhe një përvojë të re si për studentët ashtu edhe për profesorët shqiptarë. Veç 200 profesorëve që do të jenë pjesë e fakulteteve të Tiranës, një pjesë e mirë e pedagogëve, të cilët punojnë aktualisht dhe kanë një kontratë me shtetin, nuk do të mund të japin mësim në universitetet private. Kjo pasi Rektorati i UT-së pak ditë më parë ka dërguar një shkresë ku nuk lejon punësimin për ata profesorë që japin mësim në fakultetet shtetërore, të paktën për programet pasuniversitare. Ndërkohë, që një tjetër shkresë, ka bërë me dije dekanatet është pagesa në masën 100 për qind për orët suplementare, për mbingarkesën e profesorëve, jashtë normës së përcaktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›